AKBN: 669 subjekte nuk ka shlyer detyrimet për licensat minerare

Rreth 669 subjekte minerare nuk kanë shlyer detyrimin për pagesën e garancive të rehabilitimit në vitet 2011-2012.  Kjo është konstatuar pas verifikimit që ka zhvilluar Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore me urdhër të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, për gjendjen e pagesave të garancive të rehabilitimit nga ana e subjekteve që kanë licenca minerare.Pas këtij procesi verifikimi sipas derdhjeve në thesarin e Shtetit është konstatuar se për vitin 2011 janë 393 subjekte që nuk kanë likujduar në shtet garancinë e rehabilitimit, një dëm në buxhet i llogaritur në shumën 122,817,925 lekë.Gjithashtu për vitin 2012 rezultojnë 276 subjekte që i janë shmangur detyrimit ligjor për të depozituar garancinë e rehabilitimit duke shkaktuar një tjetër dëm në buxhet në shumën 82,897,106 lekë.Në total janë 669 subjekte që me mos përmbushjen e këtij detyrimi ligjor, i kanë shkaktuar humbje shtetit në shumën 205,715,031 lekë.Ministri i Energjisë dhe Industrisë ka urdhëruar njoftimin e këtyre subjekteve për të kryer këto pagesa brenda një afati 10 ditor. Në rast të kundërt, në zbatim të ligjit “Për sektorin minerar në Republikës e Shqipërisë”, vendimi për miratimin e lejes minerare për këto subjekte vlerësohet automatikisht i revokuar nga institucioni i QKL-së.Sipas përcaktimeve ligjore, “Garanci financiare për rehabilitimin e mjedisit” është vlera monetare që depozitohet çdo vit nga subjekti i licencuar, në formën e një garancie bankare në favor të shtetit, që përdoret për realizimin e planit të rehabilitimit përfundimtar të mjedisit, sipas përcaktimeve të këtij ligji.