Elbasan, procedim penal ndaj rektorit të Universitetit "Aleksandër Xhuvani"

Nis procedimi penal për drejtuesit më të lartë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ndërkohë që dy prej tyre janë arrestuar nga policia.Në kuadër të operacionit të koduar “PREMTIMI”, Sektori kundër Krimit Ekonomiko-Financiar, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan, pas një hetimi intensiv, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka bërë të mundur arrestimin në flagrance të shtetasve Eljan Hoxha 43 vjeç, me detyrë, Kancelar në Universitetin “Aleksander Xhuvani” Elbasan dhe Filip Qosja 49 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike në Universitetin “Aleksander Xhuvani” Elbasan.Gjithashtu ka filluar dhe procedimi penal për rektorin e Universitetit, “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe për drejtoreshën e zyrës juridike në këtë Universitet, Fatma Spahiu 37 vjeç.Nga hetimet e Policisë ka rezultuar se Rektori i Universistetit, Liman Varoshi, në bashkëpunim me Kancelarin e këtij Universiteti, shtetasin Eljan Hoxha, kishin favorizuar vjehrrën e kancelarit duke i dhënë për të shfrytëzuar me qira njëhapësirë brenda ambjenteve të fakultetit Ekonomik të këtij Universiteti.Kontrata e lidhur ishte hartuar në favor të vjehrrës së kancelarit, shtetases Luljeta Xhuhani, pasi në të ishin parashikuar poër shfrytëzim vetëm 60 metra katrorë, nga 165 metra që ishte në të vërtetë kjuo hapësirë. Nga verifikimet rezultoi se shtetasja Luljeta Xhuhani, kishte rreth 7 vjet që e ushtronte këtë aktivitet nëmjediset e këtij fakulteti, për lokal Bar-Kafe.Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale kontratat e lidhura për 5 vitet e fundit, midis Universitetit “Aleksander Xhuvani”, të firmosura nga rektori Liman Varoshi dhe subjetit përkatës.Po kështu u ushtrua kontroll nëmjediset e lokalit, nga ku u konstatua se shtetasja Luljeta Xhuhani bënte tregëti në kundërshtim me ligjin, duke fshehur të ardhurat, duke mospajisur klientët me kuponin tatimor si dhe duke mos regjistruar punonjësit të cilët punonin si kamarierë.Ndaj shtetasve Eljan Hoxha dhe Filip Qose, u mor masa e arrestit në flagrancë ndërsa dy personat e tjerë, Liman Varoshi dhe Fatma Spahiu, procedohen në gjendje të lirë. Të katër këta shtetas akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikim dokumentesh”.