U përlesh me gazetarin, shoqërohet në komisariat kreu ZMK-së

Një konflikt mes kreut të Zyrës së Mbrojtjes së Konsumatorit, Altin Goxhaj dhe gazetarit Vladimir Thano ka degjeneruar deri në përleshje fizike mes tyre.Policia e komisariatit numër 3 në kryeqytet ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke bërë shoqërimin në polici të Goxhaj dhe Thano dhe pasi u morën në pyetje për disa orë u lanë të lirë.Sipas policisë bëhet me dije se pasi konflikti është shuar, kreu i Zyrës së Mbrojtjes së Konsumatorit iu është kundërvënë katër efektivëve të policisë.Avokati mbrojtës i Goxhajt, Isuf Shehu, pretendoi se nuk u lejua të takonte klientin e tij, ndërsa në komisariat mbërritën edhe dy ekspertë të Avokatit të Popullit.Kreu i Zyrës së Mbrojtjes së Konsumatorit u la i lirë rreth orës 22:00 të mbrëmjes. Ai deklaroi se ishte dhunuar nga efektivët e policisë, ndërsa e konsideroi shoqërimin e tij si politik.“Pershendetje te gjitheve! Ju falenderoj per solidaritetin. Sot Policia dha nje prove shume te keqe se ligji eshte zevendesuar nga Pushteti! Ju e dini shume mire se kane muaj qe me kercenojne online, por tani e bejne dhe ne rruge. Sot nje person qe po i lepihet pushteti nga fyerjet online kaloi ne kercenime ne rruge dhe me sulmoi fizikisht pavaresisht se ka fuqine e miut. Une prita pas incidentit policine dhe u dhashe karten e identitetit dhe u kerkova qe te paraqitesha ne polici per kallzim per sulmin qe mu be, por sapo u mor vesh emri im ne qender u dha urdheri i pushtetit dhe me erdhen police qe me ulerima mu sulen ne rruge, dhe me pas kur une u nisa bashke me dy policet e pare per te shkuar ne kembe ne Rajonin e Policise per te bere une kallzimin ndaj sulmit qe mu be ne rruge, 5 punonjes civil mu sulen me grushta dhe me shkelma ne mes te Tiranes! Me pas pashe publikisht se si u kanceluan te gjithe procedurat dhe erdhen civilet e Pushtetit duke devijuar gjithe skemen e marrjes se deklarimeve dhe kallzimeve. Avokati im nuk lejohej te futej ne Stacion prej 3 oresh nderkohe qe une duhet te merrsha me shantazhet e njerezve te Pushtetit! Tashme Policia dha prova qe ska me pune me ligjin por me Pushtetin! Ju e dini qe une nuk frikesohem! Neser kam protesten e radhes dhe ju garantoj qe kam shumefishim te pasionit tim per ti bere oponence ketij Pushteti! Mos harroni, Kryeministri e mbajti premtimin e 10 diteve me pare per procedimin e organizatoreve te Protestes, por premtimi im per oponence eshte ca me i vjeter dhe ca me i sigurte! Falenderoj ne menyre te vecante te gjithe miqte e mi qe qendruan prane Stacionit te Policise, dhe ne menyre te vecante deputetet Aldo Bumci dhe Gent Strazimiri, Av. Igli Totozani dhe gjithe avokatet dhe koleget e tjere. Me ndiqni live ne 11:30 te Ora Neës per abuzimet e BelleAir dhe si te mbrohen konsumatoret!” sqron Goxhaj në FB.