Gjosha në Suedi, vlerësohet progresi i Shqipërisë dhe fokusi te integrimi

Suedia përgëzon Shqipërinë për progresin dhe fokusin e lartë të qeverisë në procesin e integrimit. Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, mbylli me sukses takimet e planifikuara në vizitën e saj zyrtare në këtë shtet. Në vijim të turit me përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, Ministrja Gjosha zhvilloi një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të shtetit suedez.Plotësimi i prioriteteve të lëna nga progres-raporti, përmirësimi i imazhit të Shqipërisë tek vendet anëtare si dhe progresi i bërë me reformat e ndërmarra muajit e fundit, ishin çështjet në të cilat ministrja Gjosha, vuri theksin në këto takime.Fillimisht, ajo zhvilloi u prit nga Sekretari i Shtetit, Frank Belfrage. Ai i shprehu ministres Gjosha, vlerësime për rolin stabilizues të Shqipërisë në Ballkan. Ministrja Gjosha, theksoi ne fjalën e saj se shqiptarët janë një popull që e do Bashkimin Evropian dhe se marrja e statusit të vendit kandidat do të ishte vetëm një hap i rëndësishëm përpara në procesin e integrimit të vendit.“Bashkimi Evropian është një perspektivë e qartë e Shqipërisë dhe një mekanizëm i cili na ndihmon të përmbushim reformat e rëndësishme për transformimin e shoqërisë dhe forcimin e shtetit ligjor”, tha ministrja Gjosha gjatë takimit me Sekretarin e Shtetit, Belfrage.Gjithashtu u zhvillua një takim me Ministren e Çështjeve Evropiane të Suedisë znj. Eva Birgitta Ohlsson. Pasi u njoh me disa nga masat konkrete qe po ndërmerr qeveria shqiptare në përmbushjen e prioriteteve të lëna nga Komisioni Evropian, Ohlson përgëzoi ministren Gjosha për vëmendjen maksimale që i është kushtuar këtyre prioriteteve.“Ne vlerësojmë përpjekjet e Shqipërisë dhe gjithashtu duhet të theksoj se vendet e Ballkanit duhet të ecin Bashkë drejt Bashkimit Evropian”, tha ministrja e Çështjeve Evropiane të Suedisë.Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha shprehu vendosmërinë e qeverisë për të çuar përpara reformat në vend dhe procesin e integrimit në tërësi.“Ne jemi të vendosur për të vazhduar me përmbushjen e prioriteteve , kyçe të cilat do ta drejtojnë Shqipërinë drejt Evropës”, tha ministrja Gjosha.Në tjetër takim u zhvillua me përfaqësues të Departamentit të Evropës Lindore dhe përfaqësues të SIDA.