Emërohet Drejtori i Arsimit Lezhë, përzgjedhja pas debatit publik mes kandidatëve
Bardhok Pulaj do te jete Drejtori i ri i Arsimit ne qarkun e Lezhes. Perzgjedhja e Pulaj ne kete post vjen pas debatit publik qe u zhvillua mes kandidateve, ndersa u vlersua nga nje juri e percaktuar nga Ministria, e cila qe ishte prezente ne salle.E pranishme ne debatin publik mes kandidateve ishte edhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Ne fjalen e saj ajo ka deklaruar se ky proçes ka qene fokusi kryesor, si nje menyre per ti dhene rendesi merites, perkushtimit dhe angazhimit te ketyre drejtuesve per te larguar politiken nga shkolla.Kandidatet kane prezantuar platformat e tyre per arsimin ne Lezhe, duke vendosur pikat e forta dhe te dobëta, ku duhet nderhyrje imediate. Pasi eshte shpallur fitues i kesaj gare, Drejtori i ri i Arsimit ne Lezhe, Bardhok Pulaj, ka deklaruar se do te jete bashkëpunuesi i çdo drejtuesi dhe çdo mesuesi per ti dhene nje drejtim te ri arsimit ne kete qark.Ne garen per Drejtorine e Arsimit ne Lezhe moren pjese 5 kandidate, prej te cileve 3 ishin gra. Komisioni i vlerësimit perbehej nga 2 perfaqësues te Ministrise, dy nga bordi i prinderve dhe nje mesues.