Video-ekskluzive në Ora News, ja si u vra për 150 lekë fatorinoja 17-vjeçar

Ora News ka mundur të sigurojë pamjet eksluzive të vrasjes së faturinos Julian Çuni, i cili u masakrua me thika për një biletë furgoni të linjës Tiranë-Durrës, prej 150 lekësh të vjetra, nëntorin e vitit që kaloi.Në pamje shihet qartë moment i konfliktimit i fiksuar nga një kamera sigurie aty pranë. Arrihet të dallohet qartë momenti kur 17-vjeçari përleshet me katër persona,të cilët e fusin përpsëri në furgon dhe aty e kanë masakruar me thika.Në 1 vjetorin e vdekjes së Julianit familjarët janë mbledhur përsëri në vendin ku ai humbi jetën.Me lot në sy ata kërkojnë drejtësi, pasi sipas tyre vrasësi i vërtetë i 17-vjeçarit është akoma i lirë.Bilali, i ati i i Julianit shprehet se për këtë çështje ka takuar edhe kryeprokurorin, Adriatik Llalla, i cili i ka garantuar se çështja do të zgjidhet, ndërsa apelon për drejtësi.Julian Çuni humbi jetën 25 nëntorin e vitit të shkuar, ku u godit disa herë me thikë,duke gjetur vdekjen e menjëhershme në afërsi të ‘Zogut të Zi’ në Tiranë.