Durrës, konflikt mes pronarëve të agjencive të biletave, plagoset 38-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2013, 21:32
Plagoset rëndë pronari i një agjencie për shitjen e biletave. Ngjarja ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit, pranë portës hyrëse të portit tek ura e Dajlanit, ku shtetasit I.Ç 38 vjeç dhe Lekë Frroku 47 vjeç, të 2 pronarë të shitjes së biletave të trageteve në port, janë përfshirë në një konflikt mes tyre.Konflikti ka degjeneruar më pas në dhunë, ku Frroku ka goditur me sende të forta I.Ç, duke e lënë të plagosur rëndë. 38-vjeçari është transportuar menjëherë drejt spitalit, ku është shtruar në sallën e reanimacion në gjendje kritike për jetën. Ndërkaq në venndngjarje kanë mbërritur forca të policisë, të cilët kanë bërë dhe shoqërimin e autorit të plagosjes. Nga ana e bluve kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.