Kuvendi miraton me 109 vota pro buxhetin faktik të 2012
Me 109 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, parlamenti miratoi buxhetin faktik të shtetit për vitin 2012. Kuvendi i Shqipërisë nisi punimet me një minutë heshtje në nderim të deputetit të PD-së Sokol Olldashit i cili humbi jetën në një aksident rrugor.Shqyrtimi dhe miratimi i buxheti faktik për vitin 2012 ishtë një nga pikat e rendit te dites se punimeve te sotme te Kuvendit te Shqiperise, që u shoqëruar me jo pak debate.Projektligji i buxhetit faktit, që u miratua nga qeveria e mëparshme përpara tre muajve, është mbrojtur nga ministri i ri i Financave, Shkëlqim Cani.Në fjalën e tij, Cani akuzoi opozitën dhe ish-ministrin e Financave Ridvan Bode se në kohën kur ishte në pushtet rrënoi ekonominë e vendit. Sipas ministrit, qeveria e kaluar në tërë mandatin e saj nuk realizoi dot të ardhurat.“Doktori i paaftë nuk e mori vesh por edhe po ta kuptonte nuk do dinte ta shëronte, e ka çuar ekonominë në buzë greminës, sot ekonomia rrihet 6 herë më pak se mesatarja, në 8 vite nuk i shtoi gjë punësimit, borxhi kapi qiellin, mbi 73%, sot është një borxh i frikshëm” tha Cani.Ai ka akuzuar ish ministrin për pagesë jashtë radhe dhe me shkelje 35 milionë dollarë. “Si do të mbushej arka kur bëheshin të tjera shkelje. Ulja e ekonomisë dhe rritja e borxhit ka qënë punë e çiftit 2B” theskoi Cani.Ai ka shtuar më tej se sipas shifrave është provuar se një borxh prej së paku 700 milionë dollarësh nuk u raportua me urdhër të ciftit 2 B duke falsifikuar realitetin.“Viti 2012 është ndër më të rënduarit me vjedhje masive barbare në tatime e dogana, me të cilat ne po merremi dhe po i denoncojmë në prokurori, ky model ka sjellë si pasojë që dhjetëra punonjës janë në dyert e drejtësisë apo pas hekurave” shtoi Cani.Reagon Bode: Keni falsifikuar shifrat se jeni të tmerruar nga paaftësiaI menjëhershëm ka qënë reagimi i ish-ministrit Ridvan Bode i cili theksoi se ndihet i keqeardhur që në një situatë të tillë të vështirë, vendi ka një njeri kaq diletant e të papërgjegjshëm sa ministri I fianncave Shkëlqim Cani.
“Keni baltosur, sharë, falsifikuar shifra, do futeni në një gropë shumë të thellë me veten tuaj, jeni të tmerruar nga paaftësia juaj për të menaxhuar ekonominë në një periudhë të vështirë, vitin 2012 është viti me rritjen më të ulët ekonomike në historinë normale. Ke filluar e ke bërë të njëjtin huq, je marrë më rrënimin, spiunimin dhe falsifikimin e paraardhësve, rrëmo sa të duash, nuk ke për të gjetur asnjë kushëri të timin në dogana e askund, asnjë rast që të kem favorizuar për arsye korruptive, ke dokumente dhe kërkesat e ministrisë të kompanive dhe administratës për investimet prioritare. Ju kërkoni të përbaltni dhe flisni pa doganë, flisni rromba tomba, nëse ju thoni se ne kemi mashtruar, thoni që borxhi është më i ulëti historik se ne ulëm shpenzimet, sepse ranë të ardhurat. Per cdo shkelje, drejtohuni ne Prokurori, ja ku i keni” tha Bode.Berisha: Rama po e rrokullis ekonominë drejt reçesionitNdërkaq ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij ka akuzuar qeverisjen e majtë se po e çon Shqipërinë drejt reçesionit. Sipas Berishës qeveria ndonëse çoi në stratosferë rritjen e borxhit publik nuk po investon asnjë qindarkë në punë publike apo hapjen e vendeve të reja të punës.
“Me shpejtësi të madhe në mënyrën më të pabesueshme kjo qeveri po rrokullis ekonominë shqiptare. Është mirë të më dëgjoni, e kuptoj që ju jeni me klishe fabrikatesh, jua them me keqardhjese keni faktuar se nuk keni interesa të tjera përveçse personale.Po e shtyni vendin drejt një krize dhe ky është mëkati më i madh që mund të bëhet. Po e çoni vendin mbrapa po e rrokullisni drejt reçesionit. A nuk ishit ju që bërtitët 2 vjet rresht për borxhin 60%, borxhi i mirë nuk është por nuk morëm asnjë qindarkë për rroga, pensione dhe probleme të tjera, çdo qindarkë e investuam aty ku kthehet më shumë. Ne shtrimë investimet në katër anët e vendit, se shtrimë infrastrukturën bëmë të mundur që asetet e këtij vendi të bëhen disponibël për biznesin dhe investimet. Bëmë të mundur që në kulmin e krizës të ruajmë fluksin më të lartë të investimeve në rajon dhe më gjerë, se investuam fuqishëm në arsim, shkollim, efektet janë afatgjata por një sistem arsim krejt tjetër nga ai që gjetëm ndërtuam. Se investuam ndjeshëm në shëndetësi. Në vend se të nxirrni mësime, operoni mbi modelin që nuk ekziston tuajin dhe shkatërroni një model që mbajti rritjen ekonomike, mbajti Shqipërinë. Po ecim drejt një situate shumë të vështirë ekonomike dhe dua të garantoj qytetarët se asgjë nga këto nuk ndikon në xhepin tuaj sesa masat e reformave ekonomike të qeverisë. Para dy ditësh BSH informoi se në tremujorin e dytë të këtij viti pas heqjes së tatim-fitimit për rrogat poshtë 300 dollarë u krijuan 22 000 vende pune. Sigurisht kjo s’mund të ndodhë se ata që kanë krijuar medolin e një Shqipërie që nuk ekziston ata jetojnë në stratosferë.Pra, cfarë po ndodh, ekonomia po shkon drejt recesionit të sigurtë. Ju kujtoj këtu një deklaratë të njeriut që drejton në ekonomi, njeriu që dy vjet rresht në kundërshtim me çdo institucion ndërkombëtar thoshte se Shqipëria është në krizë. Kur papritur një ditë të bukur vjeshte fund tetorit deklaron u zgjidh, në dhjetor merr fund kriza, duke u faktuar shqiptarëve se kjo, ai kur tha se sëmundjet kronike të vendit tim shërohen tha një të vërtetë 0,1% se ndonjë sëmundje kronike dhe mund të shërohet, por në terësi kurohen. Por kur tha se nga tetori në dhjetor kriza mori fund, tregoi nulitetin absolut në nocionet ekonomike elementare. Po ecim drejt situatës së vështirë, se në vend se të studionin këtë buxhet bëtë të kundërtën, nëse ne shkurtuam me 19 miliardë shpenzimet dhe morëm borxh 6 miliardë, ju shkurtuat me 13 miliardë shpenzimet dhe morët borxh 40 miliardë. U bëj thirrje të uleni si grup, të pyesni ekonomistët se po çoni vendin drejt një situate që se meriton kurrë. Shqipëria absolutisht do shkojë drejt skenarit grek në këtë mënyrë, e ka paralajmëruar kryetari juaj” tha ai.Berisha: Viti 2012 më i vështiri, qeveria ime ia doli me reformatSot diskutohet për buxhetin e vitit 2012, viti më i vështirë në historinë ekonomike të Europës, viti në të cilin Europa në terësi përfshi ekonominë e saj më të madhe njohu vështirësitë më serioze, vit në të cilin ekonomia e vogël shqiptare u përball me vështirësitë më të mëdha. Këtë vit, në vitin 2012 përveç krizës europiane që zhyti në reçesion të thellë edhe partnerin tonë tjetër kryesor Italinë, përveç Greqisë, Shqipëria njohu dimrin më të thellë të 30 viteve të fundit, i cili në shumë mënyra paralizoi jetën ekonomike dhe në terësi si sipërfaqe pothuajse të 2/3 e vendit, natyrisht me peshë specifike jo 2/3 në ekonominë e vendit. Të gjitha këto bëjnë vitin 2012, buxhetin e tij, terësinë e zhvillimeve më të vështirin në 8 vite të qeverisjes sonë. Por viti 2012, në monentet më kulmore të krizës, ekonomia shqiptare qëndroi, nuk ra në recesion fale reformave dhe menaxhimit ja doli të ketë një rritje 2%.Berisha: Qeveria mashtron për pensionet, ju lamë 40 mln dollarë në arkëKëtu është ekzistenca, s’po jepni dot rroga dhe pensione, lini mashtrimet. Keni pasur 40 milionë dollarë në arkë për pensionet e invalidëve dhe ndihmën ekonomike, e keni shkrurtuar me ligj duke mos ditur çfarë është ajo. Pse po rrokullisni ekonominë, pret investimet publike por a e dini ju që në këtë kohë krize janë më të rekomanduara se mbajnë rritjen, punësimin. A morët 400 milionë dollarë borxh, spo investohet askund veç oborrit të Kryeministrisë dhe zyrave tuaja, s’po krijohet një vend pune, po shkatërrohen. Ne po biem se keni ndërtuar administratën më nepotike në mbarë vendin.Berisha: Po falimentoni bizneset duke ua dyllosur llogaritë bankare
Ju dëgjoj të flisni për borxhe ndaj sipërmarrësve, në cilin vend në botë nuk ka? Po ska vend në botë, kudo kështu funksionon. Ju doni ti bëni reparte policezke, por si bëni dot kjo është shoqëri e lirë. Ju shkoni dyllosni llogaritë bankare, i falimentoi për tu futur vetë sëbashku me pronarin në mënyrë që mos të paguani detyrimet, lini me mijëra njerëz rrugëve sic bëtë këto ditë.Shëndetësia, Berisha: Shëndetësia e Vasilit me atë të Beqës, ndryshim si nata me ditënNuk kam folur deri sot, ju kam dëgjuar me sa injorancë flisni ju për shëndetësinë, me çfarë përcmimi flisni ju për një armatë të tërë burrash dhe grash që punojnë me vetëmohimin më të madh ditë e natë. Nuk them që nuk kanë të meta dhe nuk ka korrupsion. Por midis Petrit Vasilit që ecën si fija e barit kur sulmohet këtu puna e ti katërvjecare dhe këtij që s’merr vesh çështë shëndetësia dallimi është si nata me ditën. Unë ju them që shëndetësia që drejtoi Petrit Vasili kishte dobësi dhe të meta, por ajo shëndetësi arriti vdekshmërinë foshnjore 1 shifrore, arriti të ketë pozicionin e tretë në Europë për aksesin më të lehtë tek mjeku. Por kompromisi i 1 prillit rrafshon dhe malet. Ajo shëndetësi arriti që në katër vitet e fundit Shqipëria të ketë nivelet nga më të ulëta të vdekshmërisë anëtare.Por ju besoni në një model që nuk ekziston përveçse në mbledhjet tuaja. Dalin u thonë shqiptarëve se sëmundjet kronike të vendit do shërohen plotësisht. Moj doktoreshë shpjegoi pak Kryetarit tënd sa shërohen sëmundjet kronike të vendit se po të ndodhte kjo Shqipëria do shndërrohej në ishullin legjendar të pavdekësisë së njerëzve.Auditi tek tatimet, Berisha: Shkoi vëllai i Damianit, arrestuat ITVëllai jot, Panajoti këshilltari i kryeministrit shkoi të serveri i tatimeve dhe së bashku me këshilltarin e këtij ministrit të patates, Ramiz Alisë, një Beqiraj se ca është, do të dhënat, por këshilltari i kryeministrit nuk i merr dot kurrë aty. Nuk ia dha IT.Replikon Cani: Je i sëmurë kronik
Atë patate mbajeni se është e nxehtë, se do ju djegë. E vërtetë ajo që the, se nuk ka sëmundje kronike që shërohet në Shqipëri se ju jeni rast konkret. 4 vjet keni folur për suksese imagjinare, ju vazhdoni po sot, Ekonomia është në ngërc, nuk ka ilac që ju shëron, Beqja të heqë dorë nga shërimi juaj.Kundërreplikë Berisha: Bëni papagallin siç ju dikton KryepapagalliSic e dëgjuat, këta janë vetëm për të bërë papagallin dhe për të përsëritur atë cka ju mëson ju dikton një kryepapagall. Të dhënat more zotëri kanë rregullin e marrjes së tyre. Është gënjeshtër që keni cuar audit. Sepse në të vërtetë keni cuar dy këshilltarë, kryeministri të vetin dhe ju vëllain e Damianit, Panajotin dhe kur shefi i IT ka kërkuar zbatimin rregullave, akavaja e ministrit të Brendshëm i ka thënë se do të arrestoj po nuk i dhe. Por si merren këto të dhëna, ku cohen këto të dhëna? 3 ditë në qeli dhe vetëm ditën i dhanë leje avokatit. Ja pra kjo është ministri polic.Kuvendi, kontroll veprimtarisë së KLSH-sëNdërkohë, Kuvendi do të nisë procedurat parlamentare për kontrollin e veprimtarisë ekonomike të Kontrollit të Lartë të Shtetit.Projektvendi i parlamentit, "Për Kontrollin e Lartë të Shtetit", që pritet të miratohet në seancën e sotme plenare, niset nga fakti se veprimtaria ekonomike e KLSH-së ka 11 vite pa u kontrolluar dhe se ky institucion ka paraqitur kërkesa të vazhdueshme për ushtrimin e kontrollit ekonomik të tij, nga një institucion i pavarur, i caktuar nga Kuvendi i Shqipërisë.Sipas pr/vendimit komisioni parlamentar i Ekonomisë do të përzgjedhë audituesit e jashtëm të pavarur për kontrollin e veprimtarisë ekonomike të KLSH-së, të cilët do i paraqiten Kuvendit për miratim.Projektvendi “Për mënyrën e trajtimit të deputetëve”Një nga projektvendimet që pritet gjithashtu të miratohet sot në seancën plenare është dhe ai për mënyrën e trajtimit të deputetëve. Në projektvendimin e zbardhur për mënyrën e trajtimit të deputetëve janë zbardhur shpërblimet, dietat si dhe përfimitet që kanë deputetët apo dhe krerët e komisioneve parlamentare dhe nënkryetarët.Gjithashtu në seancën e sotme plenare pritet të miratohet e dhe një projektrezolutë “Për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri”.