Gjykata “rrëzon” Ramën për Nuren, rikthen në detyrë Drejtoreshën e Statistikave
Gjykata e Tiranës ka hedhur sot poshtë si të paligjshëm vendimin e kryeministrit, Edi Rama, për lirimin nga detyra të Drejtoreshës së Statistikave, Ines Nurja, duke urdhëruar kthimin e menjëhershëm në detyrë të drejtoreshës së statistikave. Në një deklaratë për mediat PD tha se vendimi i Gjykatës është një triumf i drejtësisë kundër arbitraritetit të Kryeministrit.“Edi Rama shkeli ligjin me shkarkimin që i bëri drejtoreshës së këtij instituti dhe Partia Demokratike e denoncoi rastin.Kryeministri në kundërshtim me ligjin dhe me procedurën urdhëroi lirimin e Nurjes nga detyra dhe zëvendësimin e saj me një tjetër në një përpjekje për të futur nën kontroll institucionin e të vërtetave, një muaj më parë.Vendimi i sotëm i Gjykatës së Tiranës është një shenjë e mirë dhe shpresëdhënëse kundër revanshit dhe fushatës së spastrimit antiligjor që Kryeministri po bën në dëm të administratës prej më shumë se dy muajsh”tha koordinatorja e shtypit, Silvi Bardhi.Partia Demokratike inkurajon gjykatat të vazhdojnë pa u trembur në misionin e tyre për të bërë drejtësi dhe për të mos lejuar qeverinë e vendit të shkelë ligjit, të drejtat e qytetarëve dhe dinjitetin e tyre human.