Dita Ndërkombëtare, PD: Qeveria, dhunuesja më e madhe e grave
Në ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas, Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka ndërmarrë një fushatë spastrimi të paligjshme dhe të pamotivuar në administratë, duke larguar nga detyra dhjetra qindra gra.“Dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas e gjen gruan shqiptare në një gjendje të vështirë. Qeveria ka ndërmarrë një fushatë spastrimi të paligjshme dhe të pamotivuar në administratë, duke larguar nga detyra dhjetra qindra gra.Në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me vlerat, duke nëpërkëmbur dinjitetin human, dhjetëra e qindra gra sot thirren çdo ditë nga shefat e institucioneve, dhe përzihen nga puna me urdhëra partiakë. Kjo fushatë nuk ka kursyer gratë profesioniste, gratë në karrierë, nëpunëset civile, pavarësisht kontributit të tyre të çmuar në sektorët më të rëndësishëm të administratës dhe të prioriteteve të vendit”deklaroi zëdhënësja e PD, Laura Vorpsi.Si shembull tipik të dhunës ndaj grave nga qeveria Rama, Vorpsi solli rastin e kreut të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të pasurive.“Nëse doni një shembull tipik se si i trajton gratë Edi Rama, se si ushtron ai dhunë ndaj tyre, merrni rastin e kreut të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të pasurive.Ai po përdor të gjitha metodat e shantazhit, psikologjik dhe fizik, kundër një zonje që ka një mandat të ligjshëm të votuar nga Parlamenti. E njëjta sjellje bëhet edhe nga të tij të, në ministri e kudo, ku çdo ditë hiqen nga puna në mënyrë arbitrare vajza dhe gra të zonjat e që kanë ndërtuar me mund karrierën e tyre profesionale.Dhuna e qeverisë ndaj grave është më e keqja nga të gjitha, pasi ushtrohet prej atyre që supozohet që duhet të mbrojnë, promovojnë dhe garantojnë shanset dhe karrierën e femrave”tha ajo.Partia Demokratike i bëri thirrje qeverisë të heqë dorë nga ky keqtrajtim i përditshëm që u bën grave në administratë dhe kërkon kthimin mbrapsht të akteve të paligjshme dhe vendosjen në vend të këtij dinjiteti të nëpërkëmbur.