Arratisja, 3 të dënuarit dyshohet se s'kanë kaluar kufirin, vijojnë kërkimet
Vazhdojnë kërkimet në afërsi të kufirit me Greqinë për tre të arratisurit nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, Gëzim Toma, Eduard Lulo dhe Reiz Haxhiraj.Sipas policisë, të arratisurit s’kanë mundur të hyjnë në thellësi nga moti i keq, ndaj dhe dyshohet se tre të arratisurit nuk e kanë kaluar kufirin. Po sipas policisë, janë gjetur gjurmë të tyre në fshatin Qytezë, ndërsa operacioni vijon në Miras dhe në Vidohovë.Në kërkim janë shpallur Gëzim Toma, Eduard Lulo, Reiz Haxhiraj, ndërsa mësohet se po kontrollohet kufiri nga policia shqiptare dhe ajo greke.Arratisja, 3 të dënuarit kalojnë në Greqi?Tre të burgosurit e arratisur nga burgu i sigurisë së lartë i Drenovës, Eduard Lulo,Reis Haxhiraj dhe Gëzim Toma, mendohet se kanë kaluar tashmë kufirin grek. Policia e cila po kërkonte në zonën pyjore të Dardhës dhe në disa fshatra kufitare, vetëm 1 ditë më parë gjeti gjurmë të tre të arratisurve.Sipas policisë ata kanë kaluar natën në pyll ku kanë ndezur edhe një zjarr, e më pas kanë mundur që të vjedhin tre mushka në fshatin Arëz të cilat duket se janë përdorur për të udhëtuar në zonën malore të mbuluar me pyje në Dardhë.Sipas policisë ata janë parë nga një bari të hënën rreth orës 14:00. Ndërsa policia, e cila përgjatë gjithë natës ka bërë krehjen e zonës, vetëm mëngjesin e sotëm ka gjetur tre kafshët përtej kufirit me Greqinë, ç`ka tregon se të arratisurit mund ta kenë kaluar atë, ndërkohë që policia e vendit fqinj është në gadishmëri të plotë pasi janë lajmëruar sapo ndodhi arratisja nga burgu i Drenovës.Policia greke ka bërë me dije se përveç kafshëve nuk janë gjetur gjurmë njerëzish, megjithatë po kryhen kërkime intensive nga ana e tyre pasi ata e kanë të gjithë informacionin e nevojshëm.Tre të aratisurit Eduard Lulo,Reis Haxhiraj dhe Gezim Toma, morën tjetër intinerar nga pjesa tjetër e grupit të arratisur nga burgu. Ata gjatë momentit të arratisjes rrëmbyen një automjet, duke lënë të kuptohet se ishin nisur drejt Kolonjës, por janë kthyer drejt zonës së Dardhës me synim ikjen nga kufiri grek. Dyshohet se gjatë këtyre ditëve ata janë ndihmuar nga persona të jashtëm me ushqime dhe veshmbathje.Janë arrestuar 4 prej 7 të arratisurve nga burguNdërkohë, policia ka bërë të mundur arrestimin e 4 nga 7 të arratisurit nga Burgu i Drenovës.Tre të arratisurit, Admir Tafili, Fran Marashi dhe Gezim Guri, janë arrestuar rreth orës 13:00 të së dielës në një magazinë në periferi të Prrenjasit. Pas sinjalizimit të banorëve të zonës, të cilët kishin dëgjuar të shtëna me armë në brendësi të magazinës, policia dhe forcat RENEA rrethuan zonën, duke bërë të mundur arrestimin e të dënuarve.Ndërsa Artur Gora u arrestua pak orë pas arratisjes në Korçë, teksa udhëtonte me një taksi drejt fshatit Pojan, ku banon familja e tij. Gora deklaroi se nuk kishte qenë pjesë e planit të arratisjes, por kishte përfituar nga rrëmuja dhe kishte dalë nga burgu.Arratisja nga burgu, përjashtime nga radhët e SHKB-sëPas arratisjes spektakolare të 7 të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, ka liruar dhe transferuar nga detyra plot 9 punonjës të Shërbimit të Kontrollit të Brëndshëm të burgjeve.Ndërsa dy të tjera janë çuar për ndjekje penale, pasi kanë patur dijeni për ngjarjen dhe për më tepër nuk kanë vënë në dijeni Ministrin e Drejtësisë ,e për më tepër nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin e ngjarjes.Burime nga Ministria e drejtësisë bëjnë me dije se po ndiqen penalisht Pirro Dungu me detyrë përgjegjes sektori dhe Polikron Balliu inspeKtor. Ndërkohë që janë liruar dhe trasferuar nga detyra Haxhi Damzi, Gjergj Luca, Besmir Paja, Eduard Hasanaj, Agron Dhoska, Etleva Babameto, Sadik Lika, Sokrat Turtulli dhe Orland Reci.Grupi hetimor për arratisjen nga burgu i Drenovës ka zbuluar të tjera detaje për mënyrën si kanë hyrë armët në burgun e Drenovës si edhe detaje për skema e arratisjes së 7 të dënuarve. Sipas hetimeve paraprake, frigoriferi ku janë futur armët e paçmontuara, ishte prodhuar në funksion të planit të arratisjes.Armët nuk ishin fshehur në pjesët e çmontueshme të frigoriferit dhe nuk mund të viheshin re pa u shkatërruar pajisja. Sipas grupit hetimor, pjesa e pasme e frigoriferit ku ishin futur armët ka qenë e izoluar totalisht edhe me silikon. Të arratisurit e kanë shkatërruar frigoriferin kur kanë dalë për aktivitet në klasë dhe Admir Tafili ka marrë armët me të cilën ka kërcënuar gardianët dhe falë saj 7 të arratisurit kanë mbërritur deri te informacioni.Sipas hetimeve, të dënuarit kanë marrë me vete pesë policët e të gjithë sektorëve, të cilët më pas i kanë mbyllur në një nga dhomat e informacionit. 7 të dënuarit kanë kërcënuar me armë edhe dy punonjëset që vëzhgonin kamerat e sigurisë dhe më pas kanë prishur sistemin e kamerave që ka qenë poshtë tavolinës.Pas këtij veprimi, arratia e tyre me sukses ka qenë e garantuar dhe ata janë larguar të pashqetësuar nga burgu, ndërsa jashtë ndërtesës i prisnin dy makina me të cilat janë larguar. Por liria e katër prej tyre ka zgajtur shumë pak, ndërsa tre të tjerë vijojnë të enden të lirë.Kreu i burgjeve rrëfen në Ora News: Ja si e sulmuan burgun të dënuarit përjetë
Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto ka shpjeguar në Ora News të gjithë skemën se si kanë mundur të arratisen 7 të dënuarit nga burgi i Drenovës, por edhe mbështetjen nga jashtë.“Ngjarja e arratisjes nga institucioni i ekzekutimit tëveprës penale në Korçë e 7 të burgosurve është ngjarje e rëndë, por dhe reagimi i institucioneve ka qenë shumë i shpejtë, këtë e dëshmon dhe arrestimi i katër prej tyre, më të rrezikshmëve do të thoja. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 pa 5 minuta të datës 23 nëntor. Katër të dënuar kanë qenë në sektorin katër, 3 të tjerë në sektorin 3. Ata janë bashkuar në momentin e zhvillimit të aktivitetit në klasë. Personat kur janë futur në klasë, kontrolli fizik nga stafi i policisë nuk është bërë në standardet e kërkuara. Të dënuarit sa herë që hynë dhe dalin nga dhomat e tyre duhet ti nënshtrohen një kontrolli fizik. Katër personat e sektorit katër kanë arritur ti martin celësat punonjësit të policisë nën kërcënimin e armës dhe kanë kaluar në sektorin tjetër duke u bashkuar me tre të tjerët dhe më pas kanë bërë të mundur daljen te kolona e sigurisë. Kur kanë dalë aty përsëri nën presionin e armës i kanë marrë çelësin punonjësit të policisë dhe kanë dalë fare nga sistemi i regjimit. Kanë dalë te hyrja kryesore e godinës, kur kanë arritur tek tuneli kanë nxjerrë një punonjës policie nuk kanë dalë vetë, punonjësi i policisë duke mos vlerësuar situatën ka hapur derën, edhe kjo shkelje. Pasi kanë hapur tunelin, nën presionin e armës kanë marrë dhe celësat e shërbimit të informacionit dhe kanë dalë nga rrethimi i institucionit. Në momentin që kanë dalë nga klasa kamera është dëmtuar, ka pasur neglizhencë dhe nga dy operatorët që e kanë detyrë funksionale mbikqyrjen e sistemit të sigurisë. Nga punonjësit e policisë në kulla nuk ka pasur reagim, vetëm nga një vendroje që e ka të mundur të qëllojë në ajër, por në atë kohë është kryer gjithë veprimi dhe kanë dalë. Ata nuk kanë dalë në hyrjen kryesore, kanë çarë rrjetën me mjete prerëse, ka pasur bashkëpunëtorë të cilët i kanë pritur me automjete. Kanë qenë dy makina, një pjesë ka marrë drejtimin drejt Pogradecit, automjeti tjetër ka marrë drejtim tjetër” tha ai.Drejtori. Zoto ka deklaruar se skema e arratisjes, zbuluar edhe më parë nga Ora News, ka funksionuar edhe nga përgatitja perfekte e planit nga ana e të dënuarve, por edhe si pasojë e neglizhencës së punonjësve të burgut.“ Por duhet të theksojmë se arratisja e tyre ka ardhur si rrjedhojë e cënimit të elementëve të sigurisë nga punonjësit e policisë. Nga verifikimet na rezulton se kanë pasur dy pistoleta dhe dy automatikë. Ngjarja është objekt i shqyrtimit të organeve hetimore, vecanërisht Prokurorisë, por nga vlerësimi paraprak që i kemi bërë ne si drejtori e përgjithshme por dhe si Ministri e Drejtësisë, arratisja ka ndodhur në kushtet e një neglizhence nga ana e policisë, ku tashmë 21 prejt tyre janë arrestuar në flagrancë. Krahas neglizhencës ka pasur elementë të dukshëm të shkeljes së skemës së sigurisë së këtij institucioni” u shpreh Zoto.Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka mohuar faktin se SHKB-ja ka pasur dijeni, apo ka paralajmëruar për mundësinë e arratisjes së të 7 të dnuarve nga burgu i Drenovës. Sa i përket futjes së armëve përmes frigorigerit, Zoto tha se në këtë burg në 28 tetor është zhvilluar një kontroll i gjithë institutcionit sa i përket elementëve të sigurisë, por ato kanë qenë të modifikuara mirë, cfarë ka bërë të amundur zbulimin e armëve.“Burgu i Drenovës është ndërtuar në 2008 me fonde të BE dhe është vënë në funksionim në 2009. Ai vlerësohet në parametra të kënaqshëm krahasuar me pjesën tjetër. Numri i të dënuarve është i lartë, varion mbi 300 të dënuar. Aty ka dhe persona që vuajnë dënimin me burgim të përjetshëm. Nga analizat nuk na është bërë evident që SHKB të ketë pasur dijeni apo informacion lidhur me këtë. Armët janë futur në një frigorifer. Rregullorja e brendshme e burgjeve përcakton qartë sendet që mund të mbahen nga të dënuarit dhe ato që ndalohen kategorikisht. Lidhur me frigoriferët, rregullorja e lejon por në mënyrë që ti nënshtrohet procedurës përkatëse. Me 28 tetor kemi bërë kontrollin e të gjithë institucionit të burgut të Drenovës. Në kontrollin që kemi bërë është arritur të gjenden rreth 6 celularë, një prej tyre i është gjetur Fran Marashit. Frigoriferi ishte i mirëmodifikuar që e bënte të pamundur gjetjen e armëve, ato ishin fiksuar me një lëndë ngjitëse”tha më tej Zoto.