Meta: Reforma administrative t`i paraprijë asaj zgjedhore
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i ka bërë thirrje mazhorancës dhe opozitës për të arritur konsensus për reformën administrative dhe territoriale. Duke folur në një tryezë për reformën zgjedhore, Meta u shpreh se kjo reformë është e domosdoshme dhe duhet t`i paraprijë reformës zgjedhore.“Apeloj për një konsensus sa më të gjerë, efektiv dhe sa më të shpejtë midis mazhorancës dhe opozitës lidhur me reformën administrative dhe territoriale. Sepse besoj se ka ardhur koha për një reformë të tillë sepse ne jemi një vend modest me 400 bashki dhe komuna që do të thotë një humbje e paarsyeshme e shumë resurseve financiare dhe një mosmenaxhim si duhet i burimeve financiare por njëkohësisht kjo reformë e cila është pranuar në parim nga të gjitha forcat politike dhe është paraqitur si domosdoshmëri duhet të bëhet sa më shpejt në mënyrë që ti paraprijë reformës zgjedhorur duke pasur në konsideratë zgjedhjeve lokale që po afrojnë" tha Meta.
Gjithashtu kreu i Kuvendit vlerësoi edhe zgjedhjet e 23 qershorit ndërsa renditi edhe disa nga faktorët të cilët mundësuan këto arritje. Ai rendi sit ë fundit në listë klasën politike pasi sipas tij ka qënë politika ajo e cila ngriti probleme dhe tensione të panevojshme gjatë zgjedhjeve."Zgjedhjet e 23 qershorit janë një arritje shumë pozitive e vendit, e konfirmuar edhe nga komuniteti ndërkombëtar që ka qënë mjaft i ndjeshëm ndaj këtyre zgjedhjeve. Dhe unë mendoj se merita kryesore ka qënë e qytetarëve shqiptarë të cilët treguan një kulturë të lartë demokratike dhe njëkohësisht i takon edhe gjithë faktorëve të tjerë, shoqërisë civile, mediave për transparencën për të qënë sa më e përmbajtur dhe më e frenuar në politizimin e procesit dhe gjithashtu i takon parnerëve tanë ndërkombëtar që kanë qënë mjaft të ndjeshëm dhe dua të vlerësoj edhe rolin e misionit të ODIHR-it dhe të fundit do të vendosja klasën politike për arsye sepse problemet dhe tensione e panevojshme gjatë procesit të zgjedhjeve kanë ardhur nga politika" tha Meta.Sipas Metës, është e rëndësishme që reforma zgjedhore të bëhet në kohë dhe të minimizohet ndikimi i politikës për të politizuar procesin.“Është me rëndësi që të diskutojmë për të ardhmen që zgjedhjet e ardhshme të mos jenë më të mira se ato të kaluara port ë jenë zgjedhje plotësisht të lira dhe të ndershme dhe sipas standarteve europiane dhe vendi ynë i ka të gjitha kapacitetet për këtë. Por e rëndësishme është që reforma të bëhet në kohë dhe të minimizojmë mundësinë e politikës për të politizuar procesin dhe administrimin e tij sepse dihet qe nde politika ka një rol shumë të rëndësishëm që nga propozimi dhe përzgjedjja e anëtarëve të KQZ-së e deri tek komisionerët dhe numëruesit dhe shpesh herë ata janë nën presionin e politikës që i propozon apo i cakton. Politizimi i këtyre institucioneve dhe garantimi i pavarësisë së tyre merr një rëndësi vendimtare që ne të mos kemi më asnjë deformim të procesit të zgjedhjeve” u shpreh Meta.Ai theksoi se reforma zgjedhore është domosdoshmëri dhe konsensusi politik t’i paraprijë dhe të jetë në përputhje edhe në mundësisnë për të bërë ndryshime në Kodin Zgjedhor. “Nuk është faji i sistemit të zgjedhjeve sepse çdo sistem është bazuar në një model europian por faji është i mungesës së vullnetit politik për të mbajtur qëndrime parimore dhe të dyfishtë. Unë besoj se edhe klasa politike do të ngrihet në nivelin që treguan qytetarët shqiptar në zgjedhjet e 23 qershorit” deklaroi Meta.Celibashi: Remorma zgjedhore të jetë gjithëpërfshirëse
Ndërsa ministri i Marrëdhënieve me Parlamentin, Ilirjan Celibashi, ka theksuar se gjatë këtyre viteve janë bërë shumë arritje në përgatitjen dhe procesin zgjedhor, por ka ende punë për të bërë."Shumë arritje janë bërë në përgatitjen dhe administrimin e procesit zgjedhor, por ka ende punë për t`u bërë. Kjo është vënë re edhe në raportet e ndërkombëtarëve. Për herë të parë është bërë një kalim i pushtetit sipas kushtetutës, këtu kam parasysh vitin 2005 dhe vitin 2013" shtoi ai.Ministri Celibashi theksoi më tej se reforma zgjedhore duhe të jetë një proces gjithëpërfshirës me përfshirjen e të gjithë aktorëve politik. OSBE: Plotësim të vendeve në KQZ, reformë gjithëpërfshirëse
Ndërsa ambasadori i OSBE-së Florian Rauning ka kërkuar përmirësim të administrimit të zgjedhjeve, përmbushje të detyrimit ligjor për plotësimin e vendeve bosh në KQZ-sipas ligjit, reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe zbatim të kodit zgjedhor në mënyrë të paanshme nga partitë.“Është shumë e rëndësishme që ndonjë ndryshim i mundshëm i kodit zgjedhor të miratohet në mesin e vitit 2014. Gjithëpërfshirje, kontribut i gjithë aktorëve të përfshirë në zgjedhje dhe shoqërinë civile, do ndërtohej besimi deri në arritjen e rezultatit përfundimtar. Por sfida e vërtetë qëndron në zbatimin e kodit zgjedhor nga gjithë aktorët, ai ka pasur mangësi, korrigjimi i kësaj situate duhet të jetë përparësi. Përputhja me zgjedhjet me standardet ndërkombëtare do arrihet kur partitë të zbatojnë ligjin në mënyrë të paanshme e në mirëbesim” tha ambasadori.