Aksident në aksin Levan-Fier, përplaset për vdekje kalimtarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2013, 17:31
Një grua ka gjetur vdekjen, ndërsa është përlasur nga një automjet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Fier, ku kalimtarja ndërsa kalonte rrugën është përplasur nga mjeti, duke u plagosur rëndë.Ajo është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal për marrjen e ndihmës mjekësore, por e plagosura nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë rrugës për në spital.Policia e Fierit ka nisur hetimet dhe se po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.