Berisha: Mashtrimi, kartolina e qeverisë Rama-Meta për të varfërit

Mashtrimi eshte kartolina e qeverise Rama-Meta per te varferit e Shqiperise.Kështu ka ironizuar ish-kryeministri Sali Berisha, deklaratën e Ministrit të Punës, Erion Veliaj, për shpërndarjen e ndihmës ekonomike dhe paaftësisë në muajin janar. Berisha nuk lë pa i kujtuar Kryeministrit Rama premtimet e tij përgjatë fushatës elektorale.“Gjate fushates elektorale, Edi Rama, njeriu qe zotohej ne sheshet dhe rruget e Shqiperise se do te ndihmonte te varferit, duke derdhur lot krokodoli per ata qe numeronin fetat e bukes, betohej se ne 100 ditet e para te qeverisjes se tij ai per te ulur çmimet e ushqimeve, ilaçeve dhe energjise do te hiqte TVSH-ne, pra taksen prej 20% mbi to, dhe kjo do te ulte ndjeshem çmimin e tyre dhe do lehtesonte dhimbjet e perditeshme te te varferve ne Shqiperi” thekson Berisha.Por pas marrjes se votes se tyre,, shton Berisha, “pa ju thare boja premtimit, qeveria Rama - Meta terhiqet nga premtimi dhe deklaron se nuk mund te heq TVSH-ne per ushqimet, ilaçet, energjine duke bere keshtu nje megamashtrim elektoral para me te varferve te vendit dhe mbare shqiptareve. Kjo eshte kartolina qe qeveria Rama - Meta iu dergon te varferve, pensionisteve e te papuneve per Vitin e Ri”.Gjatë ditës sotme Ministri i Mirqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, deklaroi se të gjitha pagat e prapambetura për ndihmën ekonomike dhe invalidët do të shpërndahen të plota nga muaji janar. Ai u shpreh se kanë filluar të meren masa për të pastruar skemën e ndihmës ekonomike dhe atë të invaliditetit nga mashtruesit.Veliaj sqaron se do të bëhen kallëzime në prokurori për këdo që ka bërë shkelje. Sipas tij me skemën ekzistuese janë bërë shkelje të mëdha dhe personat përgjegjës do të shkojnë në burg.Ministri Veliaj ka sqaruar se ndihma ekonomike dhe pensioni i invaliditetit nuk do të jepet më nga qeveria lokale. Sipas tij dhënia e këtyre pensioneve është përdorur për qëllime politike.