Vrasja e Dritan Lamajt, Apeli rrëzon kërkesën për lirimin e Arben Frrokut

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda nuk pranon të lirojë Arben Frrokun. Lihet në fuqi vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila pati vendosur masën e arrestit me burg. Arben Frroku akuzohet për vrasjen e kryekomisar, Dritan Lamaj.Gjykata e Krimeve të Rënda, vulosi me 10 nëntor vendimin për burg pa afat për Arben Frrokun, i ekstraduar nga Greqia si i akuzuari i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për vrasjen e kryekomisarit, Dritan Lamaj.Frroku ka hedhur poshtë akuzat e prokurorisë në seancën e njohjes me masën e arrestit të marrë në mungesë vetëm pak ditë pas vrasjes së 24 shkurtit, të kryekomisarit.Pas këtij vendimi, Frroku e kishte apeluar atë, duke kërkuar lirinë.