Moratorium për ndalimin e gjuetisë, shoqata e gjuetarëve kundër propozimit të qeverisë

Shoqata e gjuetarëve kundërshton vendosjen e moratoriumit për dy vjet. Në një seancë dëgjimore në Komisionin e veprimtarisë prodhuese, Kol Malaj, sekretari i shoqatës së së gjuetarëve u shpreh se duhet vëmendje ndaj armëve të gjahut, ndërsa moratoriumin e cilësoi si të panevojshëm.Sipas Malaj në Shqipëri janë rreth 120 mijë armë gjahu jashtë kontrollit me të cilat realizohen rreth 20-25 % e krimeve. Deputeti i Partisë Demokratike,Dashamir Tahiri, doli kundër idesë së vendosjes së moratoriumit. Ndërkohë që kreu i këtij komisioni, Eduard Shalsi, deklaroi se duhet një moratorium i përkohshëm pasi situata e vrasjes së kafshëve dhe shpendëve është kaotike.Një tjetër problem që u ngrit në Komision ishte edhe gjuetia pa kriter prej gjuetarëve të huaj kryesisht italianë.