Prefekti i Qarkut Tiranë takim për t’u angazhuar në luftën kundër bimëve narkotike
Në kuadër të luftës kundër kultivimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike, Prefekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi, thirri sot në një tryezë të përbashkët në ambientet e komunës Shëngjergj, përfaqësues të Policisë së Shtetit, punonjës dhe këshilltarë të komunës në fjalë. Gjatë takimit, Vorpsi theksoi se eliminimi i çdo kultivimi të lëndëve narkotike është një çështje me interes të gjerë kombëtar dhe mjaft e ndjeshme në ditët e sotme.“Prodhimi dhe konsumimi i tyre sfidojnë shtetin e së drejtës, ekonominë dhe shëndetin publik. Lufta kundër tyre mbetet një nga sfidat prioritare të qeverisë shqiptare, ndaj mbështetja dhe bashkëpunimi i qeverisjes vendore është i domosdoshëm”–thaVorpsi.Nga ana tjetër, Prefekti i Qarkut Tiranë u shpreh se bashkitë dhe komunat kanë detyrim ligjor, moral dhe qytetar që të jenë krah për krah me policinë në luftën kundër narkotikëve.“Deri më sot, Qarku i Tiranës nuk njihet si problematik në kultivimin e bimëve narkotike, por duke marrë shkas nga operacionet e fundit në komunat Shëngjergj dhe Zall-Bastar, na del si detyrë që nga ana jonë të merren të gjitha masat që në nivel rajonal të organizohen takime pune në bashkërendim me drejtuesit e policisë së Qarkut, administratës shtetërore, arsimit, shëndetësinë etj. E gjitha kjo, me qëllim që shoqëria jonë të ngrihet në këmbë për sensibilizimin e opinionit publik në luftën kundër bimëve narkotike” – theksoi ai.Sipas tij, territoret që përdoren nga kultivuesit për kultivimin e Cannabis-Sativa duhet të hiqen përfundimisht nga harta e zezë.Prefektura e Qarkut Tiranë pritet që të hartojë një grafik pune, që do të koordinohet nga vetë Prefekti, për të vlerësuar e marrë përsipër përgjegjësitë dhe për zgjidhjen e këtij problemi brenda kompetencave ligjore.Nisur nga kjo situatë, Prefekti i Qarkut Tiranë propozoi përpara të pranishmëve në takim:1 – Ngritja e një Shtabi Qendror si dhe një shtab Rajonal pranë institucionit të Prefektit të Qarkut, për koordinimin dhe bashkërendimin me të gjitha institucionet që kanë detyrim ligjor në luftën kundër bimëve narkotike.2 – Zhvillimi i një fushate sensibilizuese rajonale me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të administratës publike, njësive të qeverisjes vendore dhe përfaqësues të komuniteteve për ngritjen e ndërgjegjes qytetare në bashkëpunim me Policinë.3 – Përgatitja e një harte dhe analize të plotë të informacionit, duke identifikuar problematikat e çdo komune, fshati dhe zone me qëllim përllogaritjen e forcave dhe mjeteve të nevojshme që do të duhen në fazën operacionale.Në takimin e sotëm merrnin pjesë Prefekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi, Zv.Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë Koço Dafa, Shefi i Komisariatit Nr.4 të kryeqytetit Alban Ahmetaj, kryetari dhe këshilltarët e komunës Shëngjergj etj.Kjo tryezë erdhi si pasojë e situatës së krijuar në komunën Shëngjergj, ku më datë 17 nëntor të këtij viti, Policia e Shtetit sekuestroi mbi 300 kilogramë lëndë narkotike e llojit Cannabis-Sativa dhe vuri në pranga 6 persona.