Pasagjerët e “Bell Air”, do të udhëtojnë të martën me kompaninë “Blue Panorama”

Zgjidhet problem i krijuar me udhëtarët e kompanisë ‘Belle Air’. Të gjithë qytetarët që kanë prerë bileta me kompaninë ‘Belle Air’, duke nisur nga e marta do të udhëtojnë me kompaninë italiane ‘Blue Panorama’.Kompania ‘Belle Air’ është detyruar të pezullojë përkohësisht fluturimet e saj si pasojë e një situate tejet të vështirë ekonomike, rënia e fuqisë blerëse, reçesioni në tregjet kryesore ku operojnë, si edhe bllokimi prej më se 18 ditësh i të gjitha llogarive bankare të kompanisë ‘Belle Air’.Ndërkohë që mbështetjen ndaj kësaj kompanie ka dhënë edhe Ministria e transporteve dhe Autoriteti i Aviacionit Civil. Kreu i Transporteve, Edmond Haxhinasto, u shpreh se janë duke bere gjithe perpjekjet ligjore per te lehtesuar kete kompani te realizoje detyrimin qe pasagjeret te udhetojne ne destinacionet e tyre.Ministri Haxhinasto nga ana tjetër nuk pranoi faktin se kompanisë ‘Belle Air’ i janë bllokuar llogaritë.Pas tetë vitesh operim në tregun shqiptar kompania ‘Belle Air’pritet që ti nënshtrohet një ristrukturimi për t'u rikthyer së shpejti me shërbime dhe çmime më të lira në tregun shqiptar.Në këtë proçes Kompania ‘Belle Air’ fton të gjithë investitorët shqiptarë e të huaj të marrin pjesë për ripërtëritjen e kësaj historie suksesi të biznesit shqiptar.