Eleminimi i dhunës ndaj grave, fushatë në moton “djemtë e burrat, pjesë e zgjidhjes”
Bashkëshorti, babai apo djemtë ushtrojnë dhunë ndaj femrës në familje sipas të dhënave nga shoqatat dhe rrjetet në mbrojtje të të drejtave të tyre. Po të njëjtat burime thonë se në vitin 2012 pati 23 viktima, gra të vrara dhe 3-fishim të numrit të grave të dhunuara.Që një grua të dalë nga kthetrat e dhunshme të një burri, përveç denoncimit kërkon urdhër të menjëhershëm të mbrotjes, por në shumicën e rasteve këto gra tërhiqen pas. Asyeja, sipas aktivistëve është mungesa e ndëshkueshmërisë.Pavarësisht shiut, femrat kërkojnë të përfshihen në fushatë. Një e tillë ishte nga Presidenca në drejtim të Kryeministrisë.Ndërkohë në sheshin “Skëndërbej” një tjetër fushatë kërkon ndërgjegjësim. Piskologia tregon se në ditë punon për këshillim deri në 3 gra të dhunuara. Të dhunuarat, thonë psikologët, kërkojnë izolim.Në këtë fushatë i pranishëm ishte dhe ministri, Erion Veliaj, i cili tha se mesazhet e paqes na përkasin të gjithëve.