Abuzimet me ndihmën e paaftësisë, Veliaj: Kallëzim në prokurorinë e Elbasanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2013, 15:31
Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka depozituar disa kallëzime penale në prokurorinë e Elbasanit për administratorët social, të cilët kanë shkelur detyrën duke favorizuar individë të caktuar të përfitojnë ndihmën e paaftësisë.Problem ky i ndeshur në të gjithë vendin dhe i dukshëm në rritjen e abuzimeve në skemën e përfituesve. Psh ndihmë ekonomike i jepej dikujt që kishte vetëm syze dhe jo një personi që kishte humbur mbi 90% të shikimit. Erion Veliaj tha se ky abuzim do të marrë fund.Në zyrat shtetërore të punonjësve sociale do të punojnë vetëm ata që kanë përfunduar studimet në këtë profil dhe janë të liçensuar. Ky ishte zotimi që bëri Ministri Veliaj gjatë një konference me të rinjtë studentë të punës sociale.