Dhuna ndaj grave, Totozani: Të eleminohet çdo formë dhune ndaj tyre

Me rastin e Fushatës së 16 Ditëve të Aktivizimit kundër Dhunës ndaj Grave,Avokati i Popullit, Igli Totozani, bën thirrje për mbrojtjen e te drejtave të grave, si dhe eleminimin e cdo forme dhune ndaj tyre.“Avokati i Popullit mbështet dhe përkrah të gjitha nismat e ndërrmarra nga qeveria, Kuvendi dhe institucionet e tjera shtetërore. Gjithashtu është në krah të përpjekjeve të mëdha të shoqërisë civile për sensibilizimin e shoqërisë shqiptare dhe institucioneve shtetërore për situatën e dhunës ndaj grave.Avokati i Popullit mendon se është e domosdoshme që qeveria të ndërmarrë inisiativat e duhura kundër këtij fenomeni në mënyrë që të respektojë dhe plotësojë të drejtat themelore të grave, si pjesë e të drejtave të njeriut” thuhet n ë njëftimin për shtyp të Avokatit të Popullit .Në Raportin e Veçantë të hartuar nga institucioni i Avokatit të Popullit Kundër Dhunës ndaj Grave, janë konstatuar se:

  • ka patur një zgjerim të numrit të gjykatave që kanë lëshuar urdhra mbrojtjeje dhe urdhëra të mënjëhershëm mbrojtje, për viktimat e dhunës në familje. Por për zbatimin e këtyre vendimeve të gjykatave nevojitet që strukturat e përmbarimit të marrin masa në mënyrë të menjëhershme.
  • procesi i dëmshpërblimit të gruas që ka pësuar torturë ose dhunë, ose forma të tjera të keqtrajtimit, në praktikë është i vakët. Padia civile në procesin penal përdoret shumë rrallë.
  • ende nuk janë ngritur në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore (qarqe dhe bashki), sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi, mekanizmat e referimit të rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare.
Avokati i Popullit vlerëson se mungesa e tyre ndikon drejpërdrejt në referimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje në organet e drejtësisë, apo edhe në autoritetet shtetërorë përgjegjëse, duke shmangur në këtë mënyrë edhe pasoja të cilat mund t’i kushtojnë jetën grave apo vajzave të një familje, ndaj ai kërkon zbatimin e ligjit për ngritjen dhe funskionimin e këtyre mekanizmave.Avokati i Popullit garanton se do të vazhdojë të monitorojë punën e organeve të policisë së shtetit, të cilat janë ngarkuar për zbatimin e urdhërave të mbrojtjes, të nxjerra në favor të viktimave të dhunës në marrëdhëniet familjare, si dhe monitorimin e zbatimit të detyrimeve ligjore dhe nënligjore nga autoritetet shtetërore përgjegjëse sipas fushës së veprimtarisë.Avokati i Popullit do vazhdojë inspektimet:- në institucionet rezidenciale të përkujdesit shoqëror, të ngritura në nivel kombëtar apo edhe në nivel lokal, për trajtimin e viktimave të dhunës,- monitorimin e punës së institucioneve shtetërore të ngarkuara për zbatimin e dispozitave ligjore për perfitimin e ndihmës ekonomike dhe trajtimin nga programet e nxitjes së punësimit të viktimave të dhunës në marrëdheniet familjare.Së fundi, Avokati i Popullit shpreh bindjen se Raporti ynë do të diskutohet në Kuvendin e ri dhe kjo falë frymës së re të bashkëpunimit me Kuvendin.