Nikolla: Do heqim kurset private, shkollat të funksionojnë si qëndra komunitare

Nxënësit nuk duhet të ndjekin më kurse private, por për dijet shtesë apo për qartësim të temave do të qëndrojnë në shkolla pas mësimit.Tashmë jo më me anë të një letre të hapur, por me thirrje publike Ministrja, Lindita Nikolla, i bëri thirrje mësuesve dhe prindërve të mos zgjedhin më kurse private të cilat kanë kosto, sidomos për familje me pak të ardhura, por të ndjekin këtë mundësi për të çuar më tej dëshirën e nxënësve për të studiuar.Ky bashkërendim midis mësuesve, prindërve dhe nxënësve do të sjellë një tjetër model të shkollave, atë të kthyerit të shkollave në qëndra komunitare.Nikolla tha se për herë të parë ligji i ri i arsimit parauniveristar përcakton mënyrën se si bëhen zgjedhjet e drejtuesve të DAR dhe mësueve të shkollave, gje që sipas Ministres po ecet me ritmet e duhura.