Panariti me Ambasadorin danez: Danimarka, ndihmë Shqipërisë për zhvillimin rural
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, priti sot në takim ambasadorin danez në Tiranë, Mads Sandau-Jansen.Ministri Panariti e falënderoi Ambasadorin danez për mbështetjen që Danimarka i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, e cila, siç theksoi Ministri Panariti nuk i ka munguar asnjëherë Shqipërisë.Të dy palët ranë dakord për zhvillimet pozitive që ka bërë Shqipëria gjatë dhe pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2013. Ambasadori danez përsëriti dhe njëherë mbështetjen e qeverisë daneze për dhënien e statusit kandidat në Këshillin e Ministrave të vendeve evropiane më 17-18 Dhjetor.Ambasadori danez ftoi Ministrin Panariti për një vizitë në Danimarkë gjatë muajit dhjetor, me qëllim nënshkrimin e marrëveshjes midis Danimarkës dhe Shqipërisë për ndihmën që Danimarka do t’i japë Shqipërisë në fushën e bujqësisë, posaçërisht për zhvillimin rural.