Haxhinasto për Belle Air: S’ka ngrirje llogarish nga shteti, problemet nga keqmenaxhimi

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, ka përgenjeshtruar pretendimin e kompanisë Belle Air për ngrirje të llogarive bankare nga shteti. Në një deklaratë për mediat, Haxhinaso tha se Belle Air ndodhet në këtë situatë për arsye të keqmenaxhimit dhe se vendimi për të pezulluar fluturimet është bërë në mënyrë të papritur dhe aspak në interes të qytetarëve.“Sot jemi njohur me nje deklarate te kompanise ajrore Belle Air sipas te ciles ajo eshte e detyruar te pezulloje perkohesisht fluturimet, duke renditur si arsye situaten e pergjithshme ekonomike, renien e fuqise blerese, recesionin ne tregjet kryesore, si dhe bllokimin e llogarive bankare te saj.Sqarojme opinionin publiç, vecanerisht qytetaret qe kane bere rezervime apo kane prere biletat e udhetimit me kete kompani, se situata eshte krejt e ndryshme nga sa deklarohet nga Kompania Belle Air. Edhe tani qe flasim nuk ka asnje bllokim te llogarive nga asnje nga institucionet shteterore te vendit. Ajo qe ka ndodhur ne fakt eshte nje situate e krijuar nga keqmanaxhimi i kesaj kompanie, nga mungesa e theksuar e transparences dhe mosplotesimi i vazhdueshem i detyrimeve ndaj organeve shteterore, ndonese eshte ne nje situate te privilegjuar ne tregun e aviacionit, duke kontrolluar mbi 50 % te tij. Mbeshtetja dhe fleksibiliteti ndaj Kompanise Belle Air nga institucionet shteterore kane qene maksimale. Kompania Belle Air ka nje detyrim te hershem ndaj organeve tatimore. Pavaresisht prej kesaj, jane bere perpjekjet maksimale per te evituar diten kur kjo kompani te mos ishte e afte te realizonte detyrimet ndaj qytetareve Per kete u arrit nje marreveshje nga autoritetet tatimore dhe vete kompanise Belle Air, me qellim qe te ristrukturohej detyrimi i saj dhe ajo te operonte normalisht ne treg. Ndonese me nje mbeshtetje e vazhdueshme nga Qeveria, Kompania Belle Air, arrin ne nje vendim te tille te papritur dhe aspak ne interest e qytetereve qe udhetojne me kete kompani.Pavaresisht nga keto vendime te Kompanise Belle Air, institucioni pergjegjes per Aviacionin Civil, AAC, Ministria e Transporteve dhe Infrastruktures, jane duke bere gjithe perpjekjet ligjore per te lehtesuar kete kompani te realizoje detyrimin qe pasagjeret te udhetojne ne destinacionet e tyre”tha ai.Haxhinasto shprehu vendosmerine e qeverise shqiptare, per te hapur tregun e aviacionit civil ndaj operatoreve te tjere, ne perputhje me ligjin dhe direktivat e Bashkimit Evropian, me qellim qe qytetareve shqiptare t’u ofrohet sherbim cilesor dhe me kosto te ulet.Kompania Belle Air pezulli sot përkohësisht fluturimet. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kompania e cila thekson se shkak për pezullimin e punës është situata e vështirë ekonomike.Sipas, kompanisë gjatë kësaj periudhe kompania Belle Air do të rinisë një proçes ristrukturimi për t’u rikthyer së shpejti me shërbime dhe çmime më të lira në tregun shqiptar. Në këtë proçes Kompania Belle Air fton të gjithë investitorët shqiptarë e të huaj të marrin pjesë për ripërtëritjen e kësaj historie suksesi të biznesit shqiptar.Kompania thekson se do të rimbursohen të gjithë pasagjerët qe kanë prerë bileta me Belle Air.