Grabitet argjendaria në qendër të Fushë Krujës, grabitësit të armatosur dhe me maska

Grabitet një argjendari në Fushë Krujë. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në qendër të qytetit, ku persona të maskuar nën kërcënimin e armëve kanë grabitur një argjendari. Menjëherë pas grabitjes, nën të shtëna armësh në ajër grabitësit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur me një makinë me xhama të zinj. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur njerëz të lënduar, ndërsa nuk dihet ende sasia dhe vlera sendeve të grabitura.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.