Arrestohet 18-vjeçari, akuzohet për vjedhje biznesesh dhe automjete
Arrestohet shtetasi, Imer Jupa, i shpallur në kërkim për aktivitet kriminal të vjedhjes së bizneseve dhe automjeteve. Në kuadër të operacionit policor të koduar "Shëtitësi" i realizuar nga strukturat e policisë së komisariatit të policisë Nr.3 Tiranë, në orët e vona të mbrëmshme bënë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit Imer Rustem Jupa, 18 vjeç, lindur dhe banues në Has, i proçeduar disa herë më parë për veprën penale të vjedhjes.Pas vlerësimit në kohë të informacioneve policore në ngakim të tij, ka rezultuar se ky shtetas, shtrinte aktivitetin e tij kriminal në fushën e vjedhjes së lokaleve dhe automjeteve, në Kosovë, në qarkun e Shkodrës, në Kukës dhe në qarkun e Tiranës.18-vjeçari u kap në afërsi të rrugës "Don Bosko" në Tiranë në orën 24.00' përgjatë momenteve të vjedhjes së automjetin tip Benz Mercedes me targa Tr. 2295 J.Gjatë hetimit u konklua se, ky shtetas është autor i dyshuar i shumë vjedhjeve të ambjenteve të lokaleve dhe të automjeteve. Ndërkohë nga strukturat e policisë vazhdon hetimi mbi dokumentimin edhe të tjera vjedhjeve të bizneseve apo automjeteve të kryera nga ky shtetas në qarqet e sipërcituara.Ndërkaq nga ana e policisë është dokumentuar tërësisht implikimi i tij në mbi 8- vjedhjet e mëposhtme :• Më datë 24.11.2013, në rrugën "Don Bosko", tek pallatet "Almak" ka tentuar të vjedhë automjetin e markes Benz Mercedes me targa TR 2295 J, në pronësi të shtetasi.• Më datë 12.10.2013, në rrugën "Ibrahim Rugova", Laprakë është konstatuar vjedhja me thyerje e lokalit euro -lloto, duke vjedhur shumën e parave prej 150.000 mijë lekësh.• Më datë 16.10..2013, rreth ores 08.00, në Rrugën e Kavajës , dyshohet se ka vjedhur nje sasi parash prej 20.000 lekë, në një supermarket.• Më datë 24.10.2013, në rrugën "Don Bosko" ka vjedhur dyqanin ushqimor, ku ka arritur të vjedhë shumën e parave prej 20.000 (njëzet mijë) lekë.• Më datë 09.11.2013, në "Rrugën e Durrësit", tek dyqani i "ELTEC", ka vjedhur nje sasi kablli elektrik me permbajtje bakri, etj sende elektroshtëpiake.• Më datë 17.11.2013, në rrugën e Shkodres, Laprakë, gjatë natës dyshohet se ky shtetas ka vjedhur me thyerje lokalin Bar Kafe, në pronësi të një shtetasi.• Më datë 23.11.2013, gjatë natës në rrugën "Hajdar Hidri", ka vjedhur me thyerje dyqani ushqimor në pronësi të shtetasit R.N.• Më date 24.11.2013, rreth orës 09.00, është konstatuar se gjatë natës në rrugën "Mine Peza", Tiranë, është vjedhur me thyerje Minimarketi, i shtetasit B.K, ku autorët kanë vjedhur një shumë prej 50.000 lekë.Nga ana e bluve vijon puna intensive hetimore në drejtim të zbardhjes së të tjerë personave të përfshirë në të aktivitetet kriminale në fushën e vjedhjes së bizneseve, lokave dhe të automjeteve.Ndërkaq materiali proçedurial ju kalua Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "Vjedhjes".