Grupi i PD mblidhet pa Olldashin, Basha: Pak ditë më parë diskutuam për bashkëpunim

Partia Demokratike ka zhvilluar mbledhjen e pare te grupit parlamentar pa Sokol Olldashin. I ulur perballe karriges bosh te lene prej tij, kryetari Lulzim Basha, ndau me deputetet demokrat, takimin e fundit me Sokol Olldashin, ku ishte diskutuar gjeresisht mbi zhvillimet politike, ku sipas tij ndanë qendrimin e perbashkët per nje opozite te forte dhe per te mos lejuar perçarje te brendshme.“Vetëm pak ditë para aksidentit tragjik, pata me Sokolin një takim shumë të përzemërt. Ndamë të njëjtat pikëpamje për qeverinë e shumicës së sotme, që është shndërruar në faktor rreziku për demokracinë dhe ekonominë shqiptare. Shprehëm bindjen se përballë këtyre sfidave, grupi ynë parlamentar dhe mbarë Partia Demokratike duhet të qëndrojë fort me bashkim dhe kohezion të fortë opozitar, duke bërë nul çdo përpjekje apo projekt të kundërshtarëve tanë në qeveri, për të futur përçarje, për të krijuar opozitën e opozitës, me qëllim dobësimin dhe eliminimin e Partisë Demokratike, nje ëndërr e vjetër e tyre” tha ai.Olldashi ishte per nje opozite te forte përballë qeverisjes arbitrare tha Basha, ndaj sipas tij, Partia Demokratike është dhe më e vendosur për të çuar përpara platformën e tij.“Duke forcuar e modernizuar opozitarizmin, duke forcuar radhët tona, duke i zgjeruar ato me një hapje të re të fuqishme të Partisë Demokratike ndaj brezit të ri dhe njerëzve të lirë të Shqipërisë, ne nderojmë kujtimin dhe veprën demokratike të mikut dhe kolegut tonë të paharruar, Sokol Olldashi” u shpreh Basha.Nje buqete me lule ne karriken e lenë bosh dhe nje minutë heshtje ne nderim te Sokol Olldashit eshte mbajtur dhe ne Komisionet parlamentare, ku ai bente pjese.