Kosova PRO helmit

Sado duket se shoqëria shqiptare u nda gjithandej në dy taborë ngushtë të rreshtuara, që s’pushojnë adriatik-kelmendi_371918që të akuzojnë, sulmojnë, tallin e përqeshin ashpërsisht njëri-tjetrit, besoj se përkundrazi ka diçka që i bashkon ndoshta më tepër se kurrë.Është brenga dhe frika.Si ata që ishin gjithsesi kundër importimit në Shqipëri për shkatërrim të helmeve kimike të luftës së Sirisë, si ata që argumentonin të kundërtën.Brengë dhe frikë.Instinktet sigurisht më primitive të qenies njerëzore që nga homosapiensët e këndej.S’ka se si të mos i rrëqethet mishtë dikujt me mend në kokë teksa dëgjon lajme për vendin e tyre si destinacion i helmeve kimike.Thjesht, s’ka si të mbetet gjakftohtë asnjë shqiptar, teksa sheh të përmenden brenda një fjalie kombinimi helm + Shqipëri. Pa e zgjatur shumë dhe pa dashur të marr as mundin të verifikoj se për çka bëhet në fakt fjalë, edhe unë bashkë me të tjerët do bashkohesha – sa më larg, ju lutem!Sigurisht se nuk jam i vetmi që me të dëgjuar lajmin kam menduar fëmijët e mi, në radhë të parë, dhe gjithë të tjerët shqiptarë që i njoh pastaj, duke jetuar në një vend ose afër një vendi që do të jetë vendshpartallim i helmeve. A mund të krenohet dikush se vendet e tyre të shumëvuajtura, që përfundimisht po mendojnë se iu dha shansi të renditen në mesin e shteteve së paku normale të kontinentit, përnjëherë të shihen në imazhin e vendeve të helmatisura?Për këtë arsye edhe brenga e frika, dhe sigurisht vullneti për të protestuar ashpër – edhe në rrugë – kundër një vendimi për të marrë përsipër një barrë të këtillë. Duhet të jesh i çmendur e të mos kesh simpati për mijëra të rinj e të reja që protestojnë duke kërkuar atë që mendohet se kërkohet gjithmonë nga ata që protestojnë në rrugë: të drejta dhe barazi.Por, a e dinë gjithmonë ata që protestojnë se cila është fotografia e madhe e gjithë asaj që i ka shtyrë që të vendosin me trup të tyre fizikisht ta shprehin mospajtimin në rrugë?Dështimi i Ramës çoi në dështim të shqiptarëve?Besoj fuqishëm se kësaj radhe u dështua në këtë aspekt, dhe këtë janë duke e pranuar tash edhe shumë nga vetë pjesëmarrësit në protestë. Mirëpo, u dështua jo për shkak të tyre, assesi. Ka një emër kryesor me të cilin lidhet tash ky dështim i madh. Ai është Edi Rama.Kryeministri i ri i Shqipërisë, Rama, bëri që të dështojë turpshëm në testin e tij të parë të politikës së madhe, duke na bërë shumëkë që të ngrysim vetullat dhe të mendojmë se me këtë dështoi edhe vetë Shqipëria.Ai, për shkak se nuk pati kurajë që fjalimin e tij televiziv të së premtes ta bënte së paku nja 10 ditë më herët, sigurisht se do ta kishte fare të lehtë që përgjigjja përfundimtare të ishte “Po” në vend të përgjigjes “Jo” ndaj SHBA-së. Të premten, ai i frikësuar se “Po”-ja e vonuar do të shënonte edhe “Po”-në e fundit të tij politik, të gremisur nga protestat, renditi të gjitha argumentet për “Po” dhe tha krejtësisht të kundërtën.Qytetarët protestues u qetësuan. Mesazhi ishte: mos u brengosni dhe mos u frikësoni, nuk do të ndërmarrim asnjë rrezik të vogël që mund të sjellë rastësisht në ndonjë rast helmimi për ne. Fitore e madhe e grupit të parë të të brengosurve dhe të të frikësuarve, të cilët sigurisht se analizën e kishin në kontekst më të ngushtë dhe më të shpejtë – “vijnë helmet, ne si shqiptarë dembelë e të shkujdesur si dimë të jemi, mund të bëjmë që të shkojë ndonjë gjë mbrapshtë dhe do vdesim”; ose edhe tjetrën – “sa filluam të bëhemi destinacion botëror i turizmit për bukuritë e detit, tash do të kthehemi në kosh të plehrave toksike”.Atëherë, çka kanë që s’po bëhen rehat këta të grupit tjetër të të brengosurve dhe të të frikësuarve? Si duket, brenga dhe frika e tyre është e shtrirë në një rrafsh më të gjerë dhe me pasoja pak më të ngadalshme sesa vdekja nga helmimi.Personalisht mua më tepër më brengos dhe më frikëson një helmim i marrëdhënieve të shqiptarëve me SHBA se sa një shkatërrim i helmeve i menaxhuar nga amerikanët në tokën e shqiptarëve. Tash, siç e kemi parë, në të dy taborët ka thuaja barabarësisht argumente si për njërën si për tjetrën. Protestuesit sigurisht se mbiçmojnë rrezikun nga shkatërrimi i helmeve kimike në Shqipëri, dhe të tjerët që mbiçmojnë efektin shkatërrues që mund të ketë Rasti Sarin në marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe amerikanëve.Tony Blair do të thoshte “Po”Sidoqoftë, nëse do të mund t’ia lejoja vetes luksin e thjeshtësimit të këtij episodi shumë të komplikuar do të mund ta vendosja atë në rrafshin e prindit me fëmijën.E dimë se për shumicën nga shqiptarët, si në Shqipëri, në Kosovë e gjetiu, SHBA-ja ka luajtur një rol prindëror përgjatë 100 vjetëve të fundit, duke bërë të dyja këto vende të shqiptarëve të jenë shtete, të zhvillojnë luftëra miliardëshe për çlirimin nga Serbia dhe për të përkrahur anëtarësimin në NATO, nëse përmendim vetëm disa. Tash, a s’do t’i vinte fare rëndë një prindi në qoftë se do të refuzohej nga fëmija i vet – për shkak se nuk ka marrë mundin t’i dëgjojë argumentet si duhet – për çfarëdo zori që e ka shtyrë t’i kërkojë atij të bëjë diçka?Në debatet e kohëve të fundit kemi dëgjuar raste të shumta se kur një shtet i caktuar ose një tjetër i ka thënë “Jo” SHBA-së për ndonjë kërkesë dhe shpesh është nxjerrë shembulli i fundit i refuzimit të Britanisë së Madhe për të marrë pjesë në planin e propozuar nga presidenti Obama për sulmet në Siri. Mirë shumë, por këtu foli Parlamenti britanik dhe u tha “Jo”.Në anën tjetër, sigurisht se ende i kemi të freskëta protestat, jo vetëm të disa mijëra qytetarëve në ndonjë kryeqytet të botës, por me dhjetëra milionë nëpër mbarë rruzullin me flamujt me ngjyra dhe moton “PACE”, por kryeministri më i suksesshëm i Britanisë i dekadave të fundit, Tony Blair, nuk hezitoi dhe mori vendimin kundërthënës që i kushtoi dhe me karrierë – i tha “Po” aleatit të përtej Atlantikut (si për ironi, Rama është lavdëruar shpesh se ka angazhuar vetë Blairin për ta këshilluar si kryeministër!).A nuk i janë dhimbsur jetët e qytetarëve të tij britanikë për t’i dërguar në një luftë të huaj, ku ishte e garantuar se shumë prej tyre edhe do të vriteshin?Apo, kur i njëjti donte që bashkë me amerikanët, përveç bombardimeve të NATO-s, të ndalte edhe me jetë qytetarësh britanikë skuadronet vrastare serbe në Kosovë?U vendos, pra, siç ua dimë për nder edhe SHBA-së dhe Britanisë, ne, shqiptarët që nuk harrojmë shpejt, që të rrezikojnë vetë për të na shpëtuar ne.Triumfoi ndjenja e humanizmit dhe solidaritetit në të njëjtën kohë. Humanizmit për të ndihmuar një popull që vritej, dhunohej e dëbohej, dhe solidaritetit me aleatët rreth një kauze të shëndoshë. Si dhe strategjia politike – ndërtimi i aleancave që do t’i thonë “Jo’ së keqes.Por, të kthehemi në realitetin e ditëve të sotme. Përse Shqipëria nuk ia doli që ta menaxhojë më mirë këtë episod dhe të bëhet aleate e partnere në një aleancë të kryesuar nga SHBA-ja, e si pasojë të rrethanave të pajtuar edhe nga Rusia, në mënyrë që të ndihmojë t’i thuhet “Jo” një regjimi vrastar në Siri?Rreziku i heshtjes së Thaçit, Mustafës, Haradinajt…Mirëpo, ja që mbase do të isha i padrejtë, sikur, përveç fajtorit kryesor në këtë rast, Ramës, t’i kurseja liderët e tjerë institucionalë e partiakë të shqiptarëve në të gjitha shtetet e Ballkanit ku janë. Që të gjithë pa përjashtim, vendosen ta bëjnë strucin ose të rrëmbehen nga brenga dhe frika e taborit të parë duke mos i dhënë farë përgjigje kushtrimit të shpallur të aleatit më të madh, SHBA-së.Loja e Partisë Demokratike në Shqipëri është aq e pështirë sa s’ia vlen fare të ridiskutohet, por ku mbetën këtu në Kosovë (përveç “Vetëvendosjes!” që jo befasisht u pozicionua kundër) Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli e të tjerët?Ose edhe shqiptarët në Maqedoni?Ku mbetën intelektualët shqiptarë që në testimin e parë serioz për ta dëshmuar në praktikë me ndërmarrjen e një rreziku të vogël miqësinë ndaj SHBA-së zgjodhën të shkojnë me logjikën e turmës së brengosur e frikësuar në rrugë dhe në rrjetet sociale – më mirë rehat?!Duke dështuar të flasin të gjithë këta, nga i pari deri në të fundit, s’ka përse çuditemi që sot shohim të rinj që protestojnë kundër sjelljes së helmeve në Shqipëri, duke shkuar aq larg e aq ulët sa të “arsyetojnë” interesin e intervenimit të NATO-s në Kosovë me logjikën e përkrahësve më të mëdhenj të Serbisë! Paskka pasur SHBA-ja, Britania e shtete të tjera si këto interesa të veta konspirative gjeostrategjike në këto 11 mijë kilometra katrorë dhe fare s’paska pasur rëndësi që ne po vriteshim me mijëra, se po na përdhunoheshin gratë e nënat, se po na digjeshin shtëpitë e se po dëboheshim krejtësisht (sic!). Po a mund të ketë një shkurtpamësi më të madhe se kjo?!Jo, tash vetëm na mbetet që të rrimë rehat, se ne i qenkemi imponuar si partnerë mikut tonë SHBA-së duke mos e dëgjuar kërkesën e tij.Ana tjetër e medaljes, e cila vetëm sa do ta rrisë edhe më tepër zhgënjimin e thënies “Jo” SHBA-së është se tash vendimi i Tiranës vetëm sa do të bëjë edhe më të vështirë pranimin e helmeve kimike për asgjësim shteteve të tjera. Kerri tashmë u thye e rrugë ka boll, dimë të themi ne.E dorën në zemër, e dimë se SHBA-ja, ashtu siç di ta marrë përsipër rolin e policit botëror për të siguruar paqen në shumë shtete të botës, njësoj di edhe t’i mbesë hatri kur nuk përkrahet nga ata që i konsideron aleatë e miq. I kemi edhe rastet e mbylljes së derës nga ambasada e SHBA-së në shenjë pakënaqësie për subjekte politike e shoqërore në qoftë se i vlerësojnë mosbashkëpunues – me ose pa të drejtë.Së këndejmi, brenga dhe frika e taborit që nuk do përkeqësim të marrëdhënieve të shqiptarëve me SHBA-në, nuk ka assesi të bëjë me ndonjë kompleks ose imponime të individëve të caktuar për t’u parë me sy pozitiv nga ambasadat amerikane, siç mund ta kthejë në pezhorativitet këtë dikush, por pikërisht me të parën, pra, shumë të bazuar, me brengë dhe frikë se ku do të ishin dhe ku mund të jenë shqiptarët pa amerikanët.T’i marrë Kosova? Ç’thotë Rusia?Në këtë drejtim, fare nuk e mendoj se është moment për t’u tallur as me supozimin që helmet kimike nga Siria të vijnë e të asgjësohen nga struktura amerikane në Kosovë. Sado që gjithmonë dhe në çdo situatë i bie që më sigurt është të jemi sa më larg helmeve se sa afër, s’mund të arrihet asnjë rezultat e as të ruhet ndonjë miqësi pa rrezikuar ndonjëherë diçka ose edhe kapërdirë diçka tjetër që në shikim të parë duket e pakëndshme.Kosova edhe mund t’i vinte një çmim kësaj ndërmarrjeje, jo vetëm monetar, por edhe politik.Rusia është partnerja kryesore me SHBA-në në këtë ndërmarrje për të pamundësuar përdorimin e helmeve kimike kundër civilëve në Siri. Së këndejmi, një dështim i këtij operacioni do të nënkuptonte dështim edhe për Rusinë dhe SHBA-në, Dhe ky – pse jo?! – mund të jetë edhe shansi i parë real kur Kosova do të mund të imponohet brenda interesave dhe ndërmarrësive të rralla SHBA-Rusi dhe të përfitojë për vete duke i ndihmuar ato.Ndoshta edhe mund të ndihmojë të thyhet kokëfortësia e deritashme e Rusisë për ta njohur Kosovën. E pa e njohur Rusia Kosovën, e dimë se Kosova do të vazhdojë të përpëlitet në një realitet helmues, me pasoja shumë më reale se sa çdo parashikim i rrezikut nga shkatërrimi i kontrolluar nga helmet kimike.E di se kjo mund të tingëllojë si një fantastikë shkencore e çmendur dhe naive, por jo më pak naive dhe e çmendur s’po më duket lehtësia me të cilën iu tha “Jo” kërkesës për ndihmë nga aleati kryesor i shqiptarëve.Dhe po rrezikoj që të etiketohem edhe vetë si i çmendur dhe naiv, vetëm për shkak se edhe unë jam njëri prej jush. Një shqiptar i Kosovës i brengosur dhe i frikësuar…Burimi: mapo.al