Merr fund “liria” e 4 të arratisurve, 3 të tjerët ende në arrati
Arrestohen edhe 3 prej të arratisurve nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Drenovë në Korçës. Pas arrestimit të djeshëm të Artur Gorës, janë arrestuar sot edhe Fran Marashi, Admir Tafili dhe Gëzim Toma.Tre të arratisurit janë arrestuar sot në një magazinë në qytetin e Prrenjasit nga forcat e FNSH-së dhe RENEA ndërsa mësohet se gjatë operacionit ka pasur edhe shkëmbim zjarri.Pas marrjes në pyetje, policia ka bërë dhe transferimin e të arrestuarve. Sipas policisë dy prej tyre do të transferohen në burgun e Peqinit, ndërsa Admir Tafili do të transferohet në paraburgim në Bradashesh.Ndërkohë mbeten ende të arrati edhe 3 të dënuarit e tjerë Gëzim Guri, Reiz Haxhiraj dhe Eduard Lula.Ndërkohë mëngjesin e sotëm është gjetur i braktisur edhe mjeti i Kryeplakut të fshatit Qatrom, Myfit Ustalli.