Përkujtohet ditëlindja e Ndre Mjedës, tryeza e punës vendoset në banesën e poetit

Në kuadër të 147-vjetorit të lindjes së poetit të madh Ndre Mjeda, në fshatin Kukël të Komunës Bushat është organizuar një ceremoni dedikuar kujtimit të Mjedës por njëkohësisht duke përcjellë mirënjohje dhe respekt në nder të emrit dhe figurës së tij pranë familjarëve të poetit të cilët ishin të pranishme në këtë ceremoni. Kjo ditëlindje ishte më e veçantë se të tjerat pasi pas shumë përpjekjesh më në fund tryeza e poetit Mjeda është vendosur në shtëpine e tij në Kukel të Komunës së Bushatit.Prezent në këtë aktivitet zv.ministri i Kulturës, Zef Çuni, gjatë fjalës së tij u shpreh se ministria që ai përfaqëson do të vazhdojë përpjekjet për të kthyer në identitet shtëpine e Ndre Mjedës, ndërkohë që homologu i tij nga Kosova Gjergj Deda, i kërkoi historianëve që të vazhdojnë të hulumtojë mbi vlerat dhe historinë e vendit.Në këtë aktivitet, përveç recitimeve në poezi, nga u promovua edhe vëllimi i 9-të, kushtuar Mjedës nga studiuesi Mentor Quku, i cili vijon të hulumtojë dhe të nxjerrë fakte të reja për figurën e Ndre Mjedës.