Konferencë rajonale për pyjet, diskutohet promovimi dhe mbrojtja e kësaj pasurie

Promovimi dhe mbrojtja e vlerave natyrore si pjesë e rëndësishme e zhvillimit të turizmit, ka qenë tema e konferencës rajonale për pyjet dhe turizmin organizuar nga Këshilli i qarkut të Elbasanit. Decentralizimi  burimeve natyrore dhe dhënia e më shumë kompetencave pushtetit vendor dhe shoqatave të ndryshme në këtë proçes, regjistrimi pyjeve dhe kullotave në hipotekë, si dhe legalizimin e familjeve si një nga kriteret për rritjen e interesit dhe përfitimin e investimeve nga shteti dhe donatorët, janë diskutuar gjatë kësaj konference.konferenca është ndjekur jo vetëm nga organet përgjegjëse dhe specialistë të kësaj fushe, por edhe nga deputët Evis Kushi dhe Ardian Turku, të cilët janë shprehur të gatshëm për mbështetje në zhvillimin e turizmit dhe mbrojtjen e pyjeve, si një pasuri e vendit tonë.