Aksident i trefishtë në aksin Elbasan-Librazhd, tre të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në aksin Elbasan-Librazhd. Ngjarja u regjistrua mesditen e së shtunës, ku 2 autovetura dhe një kamion janë përplasur mes tyre, duke lënë të plagosur 3 persona që udhëtonin me këto mjete, njëri prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.Të plagosurit janë dërguar në urgjencën e spitalit të Elbasanit për marrjen e ndihmës mjekësore.Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia e madhe dhe lagështia në rrugë, ndërkaq nga ana e plicisë vijonë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit të trefishtë.