Shpërthim në Elbasan, tritol shtëpisë së shefit të klubit të futbollit

Banorët e lagjes “Kongresi” në Elbasan, janë alarmuar si pasojë e një shperthimi të një sasie eksplozivi.Burimet pranë komisariatit te Elbasanit, bëjnë me dije se sasia e lëndës shpërthyese ishte vendosur në hyrjen ku jeton Shefi i klubit të futbollit të këtij qyteti, Erion Sqapi. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur dëme në njerëz, pavarësisht faktit se në kohën kur ndodhi shpërthimi pjesëtarët e familjes Sqapi ndodheshin në banesë, ndërsa vetë shefi i klubit të futbollit, ndodhej në ambjentet e stadiumit në pregatitje të ndeshjes së rradhës së ekipit të Elbasanit.Policia ka nisur hetimet duke mbledhur dëshmi si dhe verifikimet përkatëse jo vetëm nga personat që mund të kenë parë këtë ngjarje, por edhe nga vetë pjesëtarët e familjes Sqapi për ndonjë hasmëri të mundshme. Deri në këtë moment gjithçka ka mbetur enigmë dhe ka shokuar këtë familje të cilët bëjnë me dije se nuk kanë asnjë problem që mund të çojë në të tilla veprime, dhe mohojnë konflikte me persona të tjerë.