Berat, fëmijët me aftësi të kufizuar jetojnë në kushte të vështira
Ai është institucioni më i rëndësishëm për trajtimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar në Berat, por mbijeton vetëm me ndihmat e biznesve dhe shoqatave joqeveritare. Ndërsa është zgjidhur disi problemi i infrastrukturës së godinës ku është bërë një restaurim, në saj të një donacioni kanadez, qendra vuan problemin e ngrohjes, mungesën e veshjeve, detergjentëve, madje ndonjë herë dhe ilaçeve.Edhe këtë herë apelit për ndihmë i janë përgjigjur biznese private që kanë dhuruar disa materiale në shërbim të 28 fëmijëve të kësaj qendre.Drejtori Irfan Myftari pohon se ndërsa shteti i siguron vetëm ushqimin këta fëmijë kanë nevoj për ngrohje, veshmbathje pasi janë një kategori me probleme të theksuara madje marin medikamente dhe shërbime vetjake.Stina e dimrit dhe problemet që ajo shënon, kërkon ndërhyrje imediate për marjen e masave dhe krijimin e kushteve normale për jetesën e 28 fëmijëve që banojnë në këtë qendër.