Liqeni i Pogradecit në rrezik nga ndotjet e shumta të inerteve

Betonizimi i liqenit të Pogradecit është kthyer në një gangrenë për këtë bukuri të natyrës. Punimet pa kriter në aksin Pogradec - Lin, ndërtimet pa leje si dhe hedhja e inerteve anës liqenit, e bëjnë edhe më alarmante situatën. Ndërsa vijon të mbetet një shqetësim që po akumulohet përherë e më tepër, nga ana e komunës Hudenisht pohoet se janë bërë kërkesa të vazhdueshme për pastrimin e liqenit por ende nuk është marë asnjë masë.Ndonëse është ngritur disa herë nga mediat ky problem mesa duket çdo gjë ka rënë në vesh të shurdhët dhe ende nuk dihet se kur do jepet një zgjidhje për këtë situatë, pasi kjo përbën një rrezik serioz për perlën e natyrës në këtë zonë, Liqenin.Edhe pse afati i punimeve për rikonstruksionin e kësaj rruge ka skaduar tashmë ,punimet ende janë në fazat fillestare,ndërsa harta e dëmtimit të bregut të liqenit vijon të zgjerohet vazhdimisht, duke i dhënë një goditje të fortë turizmit në këtë zonë, por edhe gjallesave që rriten në liqenin e Ohrit.