3 aksidente ditën e shtunë, 9 persona të plagosur
Të paktën 9 persona mbetën të plagosur pasditen e së shtunës, për pasojë të tre aksidenteve në Kukës dhe Elbasan. Dy aksidente u shënuan në autostradën Kalimash-Kukës-Morinë dhe për pasojë lanë 6 të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.Aksidenti i parë ka ndodhur në vendin e quajtur Fushë Dukagjin, ku një automjet i tonazhit të rëndë, me targa KS 04354 AT, ka rrëshqitur nga rruga duke përfunduar anash saj.Fatmirësisht drejtuesi i automjetit, Veprim Hajdari 38-vjeç, nga Suhareka e Kosovës, ka marrë plagë të lehta ndonëse është dërguar menjëherë në spitalin e Kukësit për të marrë ndihmën mjekësore.Menjëherë pas këtij aksidenti, një tjetër aksident është shënuar në vendin e quajtur Fushorja e Uzinës, në të cilin janë plagosur 5 persona, ku dy drejtuesit e mjeteve janë në gjëndje të rëndë në spitalin e Kukësit.Automjetet janë përplasur nga njëra-tjetra duke bërë që njërit prej mjeteve ti futet brënda makinës pjesa e trafikndarëseve.Lekë Deda, 45-vjeç me automjetin tip “Benz” me targa AA 052 AO, ka marrë plagë të lehta teksa është përlasur me mjetin tip “Golf’ me targa AA 973 GV në të cilin po udhëtonin shtetasit Azem Petku, 64-vjeç, dhe pesë fëmijët e tij, dy prej të cilëve minorenë.Ndërkaq, tre persona të tjerë mbetën të plagosur në aksin Elbasan-Librazhd ku mësohet se janë përplasur 3 automjete. Sipas policisë lokale në aksident u përfshinë 2 autovetura dhe një kamion. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia e madhe dhe lagështia në rrugë.