Përleshje me armë mes të rinjve, vritet “në hall” të vet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është vrarë aksidentalisht me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e ShkodrësSipas të dhënave të para mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 16.40 në vendin e quajtur Guri i Zi, kur dy grupe të rinjsh janë përplasur me njëri-tjetrin me armë zjarri. Në momentin e shkëmbimit të zjarrit, një plumb qorr i ka marrë jetën 35-vjeçarit Marjan Martini nga fshati Juban, i cili ishte duke udhëtuar me motoçikletë në rrugë.Viktima është shoqëruar me urgjencë për në spitalin rajonal të Shkodrës, por nuk ka mundur tu rezistojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.Policia e Shkodrës ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të mundshëm të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.Gjithashtu  në disa akse rrugore janë ngritur edhe pika kontrolli.