“Shpërthen” Oda Dibrane, performojnë artistë nga të gjitha trevat shqiptare
Oda dibrane është rikthyer në edicionin e saj të 19 ku manisfestimi kulturor përqafoi me njëra-tjetrën bujarinë, besën, traditën dhe natyrisht mikpritjen e Odës dibrane, e shoqëruar me perla të folklorit të mjaft krahinave.Oda dibrane simbolizon dhomën ku pritet miku të cilit sipas traditës i rezervohet vendi pranë vatrës dhe sipas traditës pritet dhe përcillet me këngë nga i zoti i shtëpisë. Në të u rritën breza burrash dhe grash ku përveç trimërisë trashëguan në shekuj ato pasuri të madhe të folklorit me tërë përmasat e tij duke fituar në veçanti vlera të veçanta dhe e tillë është Oda dibrane. Por sot Oda dibrane vjen në një tjetër formë, mikpritje dhe hapje e dyerve për shumë miq e artistë të mbëritur nga mbarë trojet shqiptare. Ky aktivitet i organizuar nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë, Ilir Krosi, ku pavarësisht vështirësive financiare, institucioni që ai drejton mundi të realizojë këtë aktivitet me vlera të mëdha për kulturën, traditën dhe folklorin që karakterizon jo vetëm Dibrën, por mbarë krahinat shqiptare.