Kur jeta “vlen” 60 mln lekë, 7-vjeçarja nevojë urgjente për transplant palce

Kjo është Sofia Hamzallari. Prej një muaji ajo është e shtruar në pavionin e Onko-Hematologjisë në QSUT në beteje me vdekjen. 7-vjeçarja është e diagnostikuar me Aplasia Meduale, e thënë më thjeshtë mosfunksion të palcës për shkak të dëmtimeve në rruazat e kuqe të gjakut.Sofia jeton vetëm me transufizon dhe transplanti në palcë është e vetmja ndërhyrje që e bëjnë 7 vjeçaren të sfidojë vdekjen. Operacioni është i kushtueshëm për familjen, ata janë të papunë.Nënën e Sofias, Anilën, e takojmë jashtë pavionit të QSUT. Vajza po kryen tranfuzion në këtë kohë, ndërsa nëna e saj kërkon ndihmë.Ka vetëm disa muaj që prindërit u shqetësuan për shëndetin e Sofias vetëm pasi asaj i janë shfaqur disa simptoma hematologjie në lëkurë. I drejtohet menjëhetë QSUT dhe deri më tani ka kryer vetëm tranfuzion dhe analiza. Tranplanti që duhet realizuar nuk kryehet ne këtë shërbim.Anila e cila përlotet vazhimisht, thotë se minimalisht tranplanti kushton 60 milion lekë. Kërkon nga Ministria e Shëndetësisë reagim të shpejtë dhe mundësi për ta dërguar vajzën jashtë shteti në një klinikë më të specializuar, ndërsa lutja i drejohet të gjithë opinionit publik, ndihmë financiare për Sofian. Ajo nuk mund të presë më shumë se 1 muaj.