Nis gjuetia e konçensioneve, urdhëri i ministrit Ahmetaj: Kaloni në sitë
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes do të kalojë në sitë të gjitha konçensionet e dhëna gjatë viteve të fundit në vendin e tonë në shkelje me ligjet dhe që kanë krijuar elementë të padrejtë ekskluziviteti.Me anë të një njoftimi zyrtar, ministria lajmëron se vendimi është marrë pas sinjalizimeve të disa prej grupeve të interesit në sektorë të ndryshëm se një numër koncensionesh janë dhënë me parime të padrejta kundrejt konkurrencës së lirë si edhe me kompetenca që i vendosin bizneset përfituese të konçesioneve, në kushte të pabarabarta, disa herë madje edhe në kushte dominuese ndaj aktorëve të tjerë në treg.Për këtë arsye, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, i është drejtuar të gjitha ministrive që kanë dhënë konçesione në fusha të ndryshme, të dërgojnë pranë MZHETS listën e plotë të konçesioneve të dhëna nga to, si edhe të ndërmarrin një analizë të kontratave të konçesioneve dhe paketave të ndryshme ligjore e rregullatore që i kanë shoqëruar.Në letrën e Ministrit Ahmetaj kërkohet që Ministritë e linjës të identifikojnë edhe praktikat që mund të kenë elementë ekskluziviteti, e që kufizojnë konkurrencën në treg.Në momentin që lista e plotë e konçesioneve, së bashku me të gjithë paketat shoqëruese, do të jenë pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, do të ndërmerret menjëherë një analizë e hollësishme e sinjalizimeve të dhëna nga Ministritë përkatëse, për të vërtetuar impaktin e klauzolave të ndryshme të kontratave mbi mirëfunksionimin e tregut dhe mbi konkurrencën e lirë.Nëse do të vërtetohen se kontratat mund të përmbajnë elementë të padrejtë ekskluziviteti, MZHETS do të paraqesë para qeverisë një paketë masash që duhen marrë për eliminuar elementët e monopolit dhe për të garantuar konkurrencën e lirë në çdo sektor- përfundon njoftimi i Ministrisë.