Deputetët e Kukësit me elektoratin: Të bashkëpunojmë për zhvillimin e zonës

Dy deputetët e qarkut të Kukësit, Vexhi Muçmata dhe Alban Zeneli, janë bërë pjesë e një tryeze të organizuar nga shoqëria civile, e cila pati si qëllim afrimin e deputetëve me elektoratin, por edhe llogari dhenien apo bashkëpunimin mes tyre, për zhvillimin e rajonit të Kukësit. Gjatë takimit, deputetët, janë shprehur se bashkëpunimi me komunitetin sjellë një efiçencë më të madhe të punës së deputetit, ndërkohë që afron idetë të cilat mund të vihen në zbatim për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të rajonit veri-lindor.Kjo tryezë, në të cilën morën pjesë jo vetëm përfaqësues të grupeve të caktuara të interesit, por edhe qytetarë të thjeshtë, u organizua nga OSCE në vendin tonë, e cila pritet të asistojë edhe vetë qeverinë shqiptare për ngritjen e zyrave të çdo deputeti në 12 qarqet e vendit, kjo me qëllim mbajtjen e kontakteve reale të deputetëve me elektoratin e tyre.