Vijon aksioni i pastrimit në Lezhë, të rinj dhe intelektualë: Jo nisma njëditore

Një shembull nga vetja për të sensibilizuar të gjithe komunitetin. Në kuadër të nismës të pastrojmë Shqiperinë në një ditë, aksioni ka vijuar edhe ditën e sotme nga intelektualët e të rinj lezhianë, të cilët krahas angazhimit për të pastruar zona të caktuara, kanë mbështetur këtë aksion financiarisht me sigurimin e bazës logjistike për realizimin e tij gjatë ditës së djeshme.Të jesh pjesë e një komuniteti duhet të japësh shembull vullnetarizmi, dhe për Ardjana Jakun kjo nismë duhet të vijojë përtej aksionit të 22 nëntorit,Intelektualet e rinj lezhianë janë angazhuar për largimin e mbetjeve në zona problematike, ndërsa kanë garantuar se ky grupim do të jetë pjesë e vazhdueshme e aksioneve të tilla, që do të iniciohen edhe prej vetë atyre.