Informaliteti mbetet problem, ISHP: Mijëra shqiptarë punojnë në të zezë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2013, 15:07
840 subjekte në vendin tonë punojnë në kushte informale e të paliçensuara, ndërkohë që 1400 punonjës nuk janë të siguruar.Në një konferencë për mediat kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Dritan Ylli, bëri me dije se bizneset ku janë konstatuar më së shumti shkelje janë në tregti,bare-kafe dhe restorante.Kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Punës shprehet se numri i ankesave nga qytetarët është i ulët, ndërkohë që bën apel që të ankohen për çdo shkelje.Sipas të dhënave gjatë muajit tetor në skemën e sigurimeve janë futur 210 punonjës, krahasuar me një vit më parë rezulton të jetë 150% më shumë.