Borussia barazon dhe ndeshjet e tjera të Bundesligës

Borussia Dortmund kishte mundësinë më të mirë për t'iu afruar Bayern Munchen në krye të Bundesligës por është ndalur në shtëpi nga Fortuna Dusseldorf. Kampionët e Gjermanisë barazuan në Signal Iduna Park 1-1. Edhe pse kaluan të parët në avantazh të besuarit e Jurgen Klop nuk arriten të shfrytëzonin avantazhin e krijuar për të marrë tre pikë dhe për të shkurtuar diferencat me bavaresët të pakten për një ditë. Golat në këtë takim u shënuan nga Blazikovski për vendasit në pjesen e parë dhe Reisinger ne pjesen e dyte per miqt. Në ndeshjet e tjera të vlefshme për javen e 14 të bundesliges bie në sy humbja e Schalke 04 përballë Hamburg 2-1 duke bërë edhe ajo një tjeter hap fals drejt titullit kampion.Kështu në kampionatin gjerman dje u shënuan këto rezultate:Borussia Dortmund 1 - 1 Fortuna DusseldorfEintracht Frankfurt 1 - 3 MainzHamburger SV 3 - 1 SchalkeHannover 2 - 0 Greuther FurthNdërsa sot do të luhen këto përballje: Freiburg - Bayern MunichMonchengladbach - WolfsburgStuttgart - AugsburgNurnberg - Hoffenheim