Real Madrid gjunjëzohet me një gol, java e 13 e La Liga

Real Madridi ka pësuar humbje minimale 1-0 si në shtëpin i Real Betisit në javën e 13-të të La Ligas. Goli i vetëm në ndeshje u shënua në minutën e 17-të nga Benat Ekxeberria.Madrilenët gjatë gjithë ndeshjes u përpoqën që të ndryshonin rezultatin, por ishin të pafuqishëm që t'ia arrinin një gjë të tillë.Pas kësaj humbje Real Madridi ka 11 pikë më pak se Barcelona e cila ka arritur të fitojë kundër Levantes në transfert. Balaugranat kanë mundur me rezultatin e thellë 4-0 Levanten në një ndeshje ku për asnjë cast nuk u vu në dyshim fitorja. Në takimin e vlefshëm për javen e 13-të primera Divizion të besuarit e Tito Vilanovës kanë hedhur një hap të rëndësishem drejt titullit duke lënë 11 pikë prapa rivalet kryesor të Real Madrid. Goli i parë erdhi nga Lionel Messi në minute e 47 ndërsa pas vetëm katër minutash argjentinasi shënon edhe golin e dytë përsenoal duke dyfishuar rezultatin. Në minutën e 57-të, Andres Iniesta shënon golin e 3 por nuk mund të mos shënonte në këtë ndeshje edhe Cesc Fabregasit që vulos gjithçka në 4-0. Pas kësaj fitoreje,Barcelona rrit diferencën e pikëve me Real Madridi në 11 pikë.Edhe ndjekësi më i afet i Blaugranave, Atletiko Madrid ka arritur të marrë një fitore bindese në fundjavë kundër skuadres së Seviljes me rezultatin 4-0. Vendasit kanë kaluar në avatazh me Falcaon ndërsa kanë dyfishuar rezultatin me anë të një autogoli të miqve. Goli i tret shënohet nga Koke ndërsa vulos gjithçka Miranda në minutat e fundit duke shënuar golin e katërt. Në këtë takim miqt janë detyruar të luajn me 9 lojtarë pasi janë ndëshkuar me dy kartona të kuq.Në ndeshjet e tjera të luajtura në fundjavë janë shënuar këto rezultate:Real Sociedad - Osasuna 0-0 Roi Valecano - Mallorca 2-0 Valadolid - Granada 1-0 Málaga - Valencia 4-0 Espaniol - Getafe 0-2 Atl Bilbao - Deportivo 1-1 Ndërsa sot do të mbyllë javen e 13 ndeshja :Zaragoza - Selta Vigo