Roma regjistron fitoren e dytë, barazon Fiorentina

Giallorossët kanë regjistruar fitoren e dytë radhazi në Serie A që pas humbjes në derbin ndaj Lazios. Pas fitores ndaj Torinos, Roma e ka mposhtur Pescaran në udhëtim me rezultat 1-0.Heroi ndeshjes ishte Mattia Destro, i cili e shënoi golin me vlerën tre pikë në fillim të takimit (5’).Roma ngjitet në pozitën e pestë në tabelë me pikë të barabarta me Lazion që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.Në një ndeshje tjetër, Fiorentina ka arritur të shpëtojë pa humbje si mysafir i Torinos duke barazuar me rezultat 2-2.Në këtë takim nga minuta e parë u angazhua mesfushori shqiptar i Torinos, Migjen Basha.Fiorentina merr pozitën e dytë në tabelë me pikë të barabarta me Interin që gjendet një vend më poshtë, por Nerazzurët të hënën zhvillojnë sfidën e kësaj jave si mysafirë të Parmës. Ndërkaq, Torino është në vend të 14-të me 15 pikë të grumbulluara.