Bayern masakron Hannover, java e 13 e Bundesliga

Hannoveri ishte viktima e radhes për Bayernin e Minyhut në Allianz Arena, në ndeshjen të cilët bavarezët e fituan me rezultat me rezultatin 5-0. Bavarezet kalojnë në avantazh që në minute e tret me anë të Javi Martinez i cili dërgoi topin në rrjet pas një asisti të dhënë nga Bastian Schëeinsteiger.Toni Kroos e dyfishoi rezultatin në minute e 24, ndërsa Franck Ribery e e trefishoi atë në minute e 37 duke mbyllur pjesen e parë në avantazh të tre golave. Pas më shumë se një orë lojë në minute e 63, Dante shfrytëzoi më së miri një Kroos-im duke shënuar golin e katërt për vendasit.Të besuarit e Jup Heinkes nuk do të mjaftohen me kaq pasi Mario Gomez i rikthyer nga dëmtimi shënon golin golin e fundit të takimit duke mbyllur gjithçka në 5-0. Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri, hyri në lojë vetem në minutën e 75-të në vend të Thomas Mueller. Ndërkaq, edhe te Hannoveri luajti mesfushori tjetër shqiptar, Adrian Nikçi.Fitore ka shënuar edhe Borussia Dortmundi në transfert ku mposhti Manizin me rezultat 2-1. Golat për të besuarit e Jurgen klop u shënuan nga Levandovski i cili i dha tre pikë të arta skuadres së tij. Pas këtyre fitoreve Bayerni Munichu kryeson Kampionatin gjerman me 34 pikë, nëntë më shumë se Borussia Dortmundi që aktualisht mban vendin e dytë. Në ndeshjet e tjera që u lujten në fundjavë të vlefshme për javen e 13 të bundesliges u shënuan këto rezultate: Fortuna Dyseldorf - Hamburge 2-0 Schalke 04 - Frnachfurt 1-1Volfsburg - Verder Bremen 1-1Grother Furth - Nourenberg 0-0Freiburg - Stutgart 3-0Hofenhaim - Leverkusen 1-2Augsburg - Mynchengladbah 1-1