Supërsfida Skëndërbeu-Flamurtari, vendasit rrahin 3-1 vlonjatët në Korçë

Supërsfida mes Skëndërbeut dhe Flamurtarit që u luajt sot në Korçë ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultatin 3-1. Me këtë fitore kampionet në fuqi kanë treguar se këtë vit nuk njohin rival në superligë, ndërsa edhe kësaj radhe ra në sy dyshja Plaku-Peiç që i dhanë fitoren ujqërve të dëbores. Trajneri i Skënderbeut Josa e nis takimin me formacionin 4-4-2. Ndërsa në kampin tjeter trajneri spanjoll i Flamurtarit hedh në fushë formacionin 4-2-3-1. Ndeshja fillon me vrull nga vendasit të cilet vihen mënjëherë në kërkim të golit, por pa arrritur ta gjejnë atë në minuten e parë të takimit. Të hedhur të gjithë në kërkim të golit mbrojtësit e Skëndërbeut harrojnë Muzaken në mbrojtje, i cili nuk fal duke dërguar topin në rrjetën e ish- skuadres së tij.Pas disavantazhit vendasit reagojne në mënyren e duhur. Në fillim me Plakun që nuk arrin të shenjestrojë siç duhet me kokë dhe pastaj me Peiç që rikthen në barazpesh takimin në minuten e 16. Në minutat në vijim ritmi i lojes bie disi, ndërsa vendasit do të kenë një rast të mirë për të kaluar në avantazh. Kuli i futur në lojë në vend të Lilaj të dëmtuar nuk godet siç duhet, duke e nxjerre topin jashtë. Në minuten e 37 është Tomiç që provon të gjejë rrugen e rrjetes por gjenë të gatshëm portierin e Flamurtarit Koliç që reagon mjaft mirë. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1 ndërsa pjesa e dytë do të fillojë përsëri me vendasit që tregohen më kërkues. Plaku lëviz mjaft mirë në zone, duke arritur të shënojë golin e avantazhit në minute e 67.Të besuarit e Mirel Joses nuk do të mjaftohen me kaq, pasi do të arrinë të shënojnë edhe golin e tretë. Dyshja Plaku-Peiç përfitojnë më së miri nga gabimi i portierit Koliçi dhe dërgojnë topin në rrjetë. I pari godet me roveshat ,ndërsa Kroati e devijon topin në rrjet duke shënuar golin e dytë përsonal dhe të tretin për skuadren e tij. Ndeshja mbyllet me rezultatin 3-1. Skëndërbeu fiton ndaj Flamurtarit ,ndërsa Peiç fiton duelin personal me Memellin për sa i përket golashënuesit më të mirë të Superliges. Pas kësaj fitoreje korçaret konsilidojnë pozitat në rrugen drejt titullit pa pësuar humbje, ndërsa vlonjatet dorëzohen duke mbetur 12 pikë pas kampionëve në fuqi të Skëndërbeut.