Superiorja starton javën e parafundit të fazës së parë
Superiorja startoi javën e parafundit të fazës së parë. Pasi ka konsumuar në mesjavë edhe të prapambeturën Skënderbeu-Flamurtari 3-1, duke i rikonfirmuar korcarët si të pathyeshëm në këtë kampionat dhe kryesues të patundur në elitën e futbollit shqiptar, kjo fundjavë konsumon javën e 12-të.Në dy ditë: të shtunë dhe të diel. Të shtunën u zhvilluan katër sfidat e para, ndërsa 24 orë më pas përmbyllet gjithcka në Gjirokastër, Fier dhe Lac. Tirana dhe Kukësi tentonin vendin e dytë në klasifikim pas sfidave të radhës, që i luajtën respektivisht: në shtëpi verilindorët dhe në transfertë bardheblutë.Ia doli mbanë skuadra e Armando Cungut, që tashmë pret i qetë ballafaqimin e nesërm të Teutës ë Laç për ta shijuar më gjatë statusin e ndjekësit më të afërt të Skënderbeut, ndërsa 24 herë kampionët e vendit nuk evitojnë dot humbjen në Ballsh, edhe pse minimale.Pas dy fitoresh radhazi, që dhanë përshtypjen e rikthimit të Tiranës në shinat e duhura, bie sërish skuadra e Alban Tafajit, e katërta në klasifikim pas këtij "stacioni" të garës.Pëson tre gola, e sheh veten në disavantazh të thellë, por tregon se ka forca kjo Vllazni. I paparashikueshëm dhe thjesht mrekullues rikthimi i barazimit përfundimtar në një lojë që u duk se e kishte vulosur fatin e vet që në minutën e 53-të, kur Pepa shënoi golin e tretë për kuqezinjtë.Por nuk dorëzohen kuqeblutë, që bëjnë kthesë 180 gradëshe dhe në minutën e pestë shtesë arrijnë të vulosin një përmbysje sa dramatike, aq edhe heroike. Me heroin kryesor të saj, sulmuesin Rexha, deri dje më i kritikuari në radhët e shkodranëve, emri i të cilit doli në skenë si i larguari i parë në janar, por që "gozhdoi" Flamurtarin në javën e 12-të.Me siguri, edhe fatet e futbollistit në fjalë duhet të kenë ndryshuar për të ardhmen, sikurse fatet e trajnerit Duro në stolin kuqeblu. I aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë, shtatlarti kosovar ka shpërthyer me dopietën e tij, duke e bërë të pabesueshmen të besueshme dhe realitet, i ndihmuar edhe nga goli i malazezit Delic.Po ashtu, i ndihmuar edhe nga rastet fatale të shpërdoruara nga Memelli e Lena, sidomos në limitin e kësaj "klasikeje", që mund ta kishin mbyllur në favor të vlonjatëve gjithcka e në mënyrë përfundimtare.Deri në minutën e 63-të, miqtë po udhëhiqnin bindshëm 3-0, ndërsa më pas ka ndodhur mrekullia e shkodranëve. Fillimisht ka ngushtuar diferencën Rexha, pastaj ka rihapur gjithcka Delic, për ta zhvelftësuar fitoren e të besuarve të Rubios minuta e pestë shtesë.Me autor sërish Kastriot Rexhën. Që e ka nisur nga stoli, por ka përmbyllur ndoshta ndeshjen më emocionuese të karrierës së vet, për ta vënë në kornizë.