Benitez pritet me "ceremoni"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2012, 16:25
Rafael Benitez nuk e ka bërë debutimin e tij në mënyrën më të mirë. Në fakt Benitez arriti që të marrë pikë në ndeshjen me kampionatin aktual, Manchester City por që tifozët e Chelseat e fishkëllyen atë. E menjehershme ka qene edhe pergjigja e tij ku ka theksuar se"Do ta kuptojnë shumë shpejtë se kjo nuk është mënyra e duhur për ta pritur një trajner të ri. Të ju them të drejtën nuk kam dëgjuar se çka kanë kënduar ata, sepse isha i koncentruar në pankinë. Këta tifozë që sot më fishkëllejnë, një ditë do ti bëjë të më duan, me punë normalisht" deklaroi Benitez.